Laboratori i gazetarisë investigative, Wisner: Detyra juaj të bëni pyetje të vështira

Diplomati amerikan i nxiti gazetarët të vazhdojnë të bëjnë hetime të vështira për të mirën e popullit shqiptar


Shefi i Misionit dhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner, nxit gazetarët të vazhdojnë të bëjnë hetime të vështira për të mirën e popullit shqiptar.

Mesazhin e tij, Wisner e dha gjatë një takimi me grupin e tetë të Laboratorit të Gazetarisë Investigative, një projekt i menaxhuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) me mbështetjen e Ambasadës së SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ndau detaje nga takimi, ku Wisner u tha pjesëmarrësve se detyra e një gazetari është të formulojë pyetje të vështira.

“Është detyra juaj si gazetarë të bëni pyetje të vështira,” i tha i Ngarkuari me Punë David Wisner pjesëmarrësve nga grupi i tetë i Laboratorit të Gazetarisë Investigative, një projekt i menaxhuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) me mbështetjen e Ambasadës së SHBA.”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

Wisner dëgjoi historitë hulumtuese mbi të cilat kanë punuar pjesëmarrësit dhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë procesit.

Historitë e tyre, të fokusuara në tema si mediat sociale si mjet për grupet nacionaliste, studentët e shumtë që blejnë një tezë diplome, kushtet për fëmijët në jetimore, gjakmarrja, projektet e rindërtimit, gatishmëria për emergjencat, do të publikohen në faqen e internetit acqj.al pasi të përfundojnë.

Wisner nxiti gazetarët të vazhdojnë të bëjnë hetime të vështira për të mirën e popullit shqiptar.”, përfundon postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!