Operacioni disaorësh, Balla: Shpëtohen alpinistët kroatë të bllokuar në majën e Jezercës

Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur edhe nxjerrja e trupit të pajetë të një shtetaseje


Alpinistët kroatë të bllokuar në majën e Jezercës janë shpëtuar pas një operacioni disaorësh nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale, i cili theksoi se grupi i alpinistëve kishte hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës.

Balla informoi “pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Ndërsa dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit”.

“Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur edhe nxjerrja e trupit të pajetë të një shtetaseje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë”, tha Balla.

Shtetasja që ka humbur jetën është Z. L., 43 vjeçe. Për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshkitur nga një lartësi dhe për pasojë humbi jetën.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!