Tusk: Ndodhemi në momentin më kritik që prej Luftës së Dytë Botërore

Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se bota duhet të pranojë faktin se ka ardhur një epokë e re lufte


Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se bota duhet të pranojë faktin se ka ardhur një epokë e re lufte, duke e përshkruar atë si momentin më kritik që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa, sipas tij, dy vitet e ardhshme që do të vendosin gjithçka.QYS

“Ne po jetojmë në kohën më kritike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dy vitet e ardhshme do të vendosin gjithçka”, tha Tusk në një intervistë me pesë gazeta evropiane, përfshirë gazetën polake “Gazeta Wyborcza”.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një gjë e së kaluarës. Është e vërtetë dhe në fakt ka filluar më shumë se dy vjet më parë. Ajo që është aktualisht më shqetësuese është fakti se çdo skenar është i mundur”, tha Tusk.

“E kuptoj që do të tingëllojë shkatërruese, sidomos për brezin e ri, por duhet të përgatitemi mendërisht për ardhjen e një epoke të re. Epoka e paraluftës. Nuk po ekzagjeroj”, shtoi ai.

“Detyra jonë kryesore duhet të jetë mbrojtja e Ukrainës nga pushtimi rus dhe ruajtja e Ukrainës si një shtet i pavarur dhe integral (…) sot situata e saj (Ukrainës) është shumë më e vështirë se një vit më parë, por edhe shumë më e mirë se në fillim të luftës”, theksoi Tusk.

“Ne kemi nevojë për një aleancë të fortë me SHBA-në dhe në të njëjtën kohë duhet të jemi të pavarur dhe të vetëmjaftueshëm në aspektin e mbrojtjes. Detyra jonë është të kultivojmë lidhje transatlantike, pavarësisht se kush do të jetë president i SHBA-së”, u shpreh kryeministri polak. (AA)

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri