Na pandehin tutkunë!

Ata jo vetëm e mendojnë, por edhe e besojnë!


Nga Lutfi Dervishi

Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por indiferenca.

Arritja më e spikatur e vendit nuk është vajtja e kombëtares në Europian, por vendi i parë në listën e vendeve më të korruptuar në kontinent.

Zyrtarë të vegjël, drejtorë të medhenj, ministra të famshëm kanë arritur në përfundimin se njerëzit në këtë vend janë më shumë se idiotë/tutkun.

Për të arritur në këtë përfundim nuk kanë harxhuar shumë kohë.

Shpejt kanë kuptuar se përballë vjedhjeve monstruoze njerëzit ose votuesit reagojnë me një durim me të madh se edhe vetë shenjtorët.

Ndërsa grabitjet që nuk gjenden as në manualin me të detajuar te korrupsionit i konsiderojnë lojë dhe si çdo lojë edhe kjo ka rregullat e veta.

Rregulli nr.1

Kur akuzohen, viktimizohen dhe u mjafton togëfjalëshi: Sulm politik.

Kur kapen me dorën në thes, (ose siç thonë në Kosovë me pelë në dorë) rregulli numër 2 është mohimi:

Unë?! Mashtrim? Jo, jo, ishte një iluzion optik.

Kur ndaj tyre nis hetimi, rregulli numër tre është sllogani: ”ta lemë drejtësinë të bëj punën e vet”
Kur provohet grabitja rregulli numër katër është relativizimi: “këto ndodhin kudo, bëhen filma”, “mirë këto vjedhin, por këta të tjerët vrasin”.

Rregulli numër 5: “uji lart rrjedh i kulluar” por poshtë ka ndonjë edepsez që merr kumbulla e dardha (po të bësh pak aritmetikë del që kanë kullufitur gjithë pemetoren).

Grabitin me të njëjtin pasion dhe intensitet që ka një adoleshent që luan fortnight sepse përballë mendojnë që kanë idiotë/tutkunë.

Ata jo vetëm e mendojnë, por edhe e besojnë!

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…