Ligji “Për shtetësinë”, Balla: Jo provimit të gjuhës shqipe për shqiptarët e Kosovës dhe diasporës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi sot mbështetjen e opozitës për të votuar përtej ndasive politike dekretin e Presidentit që ktheu për shqyrtim në Kuvend ligjin “Për shtetësinë”.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi sot mbështetjen e opozitës për të votuar përtej ndasive politike dekretin e Presidentit që ktheu për shqyrtim në Kuvend ligjin “Për shtetësinë”.

Në mbledhjen e komisionit të Sigurisë Kombëtare, Balla kërkoi mbështetje pa dallim të krahëve politikë, për t’i dhënë fund një vonese të pakuptueshme për këtë ligj.

Balla u shpreh kundër provimit të gjuhës shqipes për shqiptarët e Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut apo diasporës.

Ai kërkoi që të hiqet menjëherë detyrimi për çdo shtetas me kombësi shqiptare, që për të marrë shtetësinë e vendit amë duhet të japë provimin e gjuhës shqipe.

Po ashtu ai kërkoi që për dhënien e shtetësisë me procedurë të veçantë, kryesisht në fushën e sportit, kur bëhet fjalë për një talent në sport duhet të mundësohet dhënia e shtetësisë edhe nën moshën 18 vjeç.

“Ka shumë argumente që tejkalojnë ndasitë tona politike. Bëhet fjalë për shtetas që kanë lindur shqiptar, flasin gjuhën shqipe dhe ne duhet t’i kërkojmë të japin provim të gjuhës shqipe. Të votojmë dhe një herë ligjin dhe dekretet. Meqë këtu janë përfaqësues të presidentit të marrim aprovimin që të hyjë për miratim ditën e enjte”, tha Balla.

(Marrë nga ATSH)

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…