Vizita e fshehtë e Duçes
I pari kryeminister i nje shteti te huaj qe ka vizituar vendin tone ka qene Benito Mussolini
Nga Gazmend A. Bakiu
I pari kryeminister i nje shteti te huaj qe ka vizituar vendin tone ka qene Benito Mussolini (ne foto me uniforme), ne vitin 1941. Ardhja e tij ndodhi ne nje kohe te hidhur, sepse Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia, dhe ne fakt, qellimi i vizites ishte hic mos fare Shqiperia, por ngritja e moralit te rene pertoke te trupave fashiste, te cilat kishin ngecur keq ne luften me greket. Prania e Duce-s ne Shqiperi u mbajt e fshehte per arsye sigurie, (sikurse fotoja e dyte e paraqitur ketu), dhe u be e ditur ne shtyp me 10 maj 1941, dy muaj pasi kishte ndodhur.
Komanda Eprore e Fuqive te Armatosura te Shqiperise njoftoi se Mussolini i nisur nga Bari, mberriti ne aeroportin e Tiranes, me 2 mars 1941, ne oren 10.05. Aty u prit nga gjenerali Cavallero, Mekembesi i Pergjithshem Jacomoni dhe nga gjenerali Ranza. Menjehere Duce u nis drejt Rehoves, por rruges qendroi ne Ndroq midis bersaliereve te Regjimentit I. Ne Berat qendroi ne uren kryesore midis ushtareve te divizionit “Bari”, dhe ketu udhetimi i tij u ndal perkohesisht, per arsye te bombardimeve te aleateve ne qytet. Ne oren 13.00, ai arriti ne Rehove ku drekoi ne mensen e oficereve, dhe ne perpjekjen tij u per t’u dhene zemer trupave, Mussolini vazhdoi me tutje. Ne oren 15.00, ai u nis nga Rehova; gjate rruges se Fierit kaloi ne reviste divizionin “Siena” dhe ne oren 21.00, qendroi ne pozicionin 22 ne afersi te Vlores, ku kaloi naten.
Me 3 mars, Duce u nis drejt Dhemblanit e Moraves. Rruges kaloi ne reviste regjimentin “Lupi di Toscana” dhe regjimentin 67 te Fanterise se divizionit “Legnano”. Ne oren 13.00, arriti ne Dhemblan ku bisedoi me gjeneralin Rossi, i cili i paraqiti gjendjen ne lidhje me luftimet. Pasi mori pjese ne meshen e oficereve, ai u rikthye ne pozicionin 22 ne afersi te Vlores.
Me 4 mars Mussolini niset perseri per ne Rehove. Kesaj radhe takon batalionin e “Kemishave te zeza” qe po marshonin drejt Beratit, si dhe detashmente te divizionit “Bari”, te cilat entuziazmohen prej prijesit. Ai qendroi ne Spitalin Ushtarak nr.482, i brohoritur nga personeli, dhe pastaj hengri mengjes me punetoret qe po ndreqnin rrugen. Ne Rehove bisedoi gjate me gjeneralet e komandave te Trup-Armatave IV e VIII, dhe me komandantet e divizioneve “Pinerolo”, Gagliari”, “Puglie”, “Bari”, “Centauro”, etj. Pasi mori pjese edhe ne nje meshe, u rikthye ne pozicionin 22.
Me 5 mars, Musolini shkoi ne zonen e Devollit ku vizitoi “vullnetaret” shqiptare dhe qendroi per te ngrene ne seline e A.I.P.A.-s (Azienda Italiana Petroli Albanesi”). Shkoi perseri ne Berat, u interesua per te plagosurit, (te cilet merret vesh, e brohoriten), dhe kaloi ne reviste “Lanceri di Milano”, qe ishin rreshtuar gjate rruges. Pas kesaj u rikthye ne pozicionin 22, prane Vlores.
Me 6 mars, Duce kaloi Llogarane dhe mberriti ne Dhermi, ku vizitoi spitalin ushtarak, u rikthye ne Llogara ku qendroi ne observatorin detar, per te ngrene mengjesin. Me tutje vizitoi qendren e spitaleve te Dukatit, dhe shijoi buken e furrave te vendit. Pasi asistoi ne imbarkimin e te plagosurve dhe te semureve, kaloi ne reviste Regjimentin XVIII te Fanterise “Acqui”; te njejten gje beri ne Shushice ku kaloi ne reviste Legjionin e XV, te “Kemishave te zeza” te Brescia-s, dhe ne Brataj me Fanterine 77 “Lupi”. Duke u kthyer ne kuartierin e tij, asistoi ne ushtrimet e “Arditi”-ve. Pas kesaj, ai viziton spitalin nr.118 dhe kaloi nepermjet Vlores se erresuar, per shkak te bombardimeve.
Me 7 mars, ne ora 10.00, Mussolini takoi kryetaret e pese katundeve, dhe pastaj vuri gurin e pare te themelit te nje shkolle, parate per ndertimin e se ciles ishin dhene prej tij. Qe ketej shkoi te bisedonte me komandantin e Armates XI, qe i njoftoi se greket po pergatiten te sulmojne malin Golik. Shkoi ne zonen e Beratit ku arriti ne ora 20.00, dhe e kaloi naten ne pozicionin nr.34.
Me 8 mars shkoi perseri ne Rehove, por rruges takoi nje te plagosur. Sipas nje skene tipike ne kesi rastesh, udheheqesi i thote: “Ti do te sherohesh shpejt”, ndersa ushtari i pergjigjet: “Ajo qe ka rendesi eshte te fitojme!” Ne Rehove, Mussolini pritet perseri me brohorima ushtaresh; kthehet ne pozicionin nr.34, ku nata kaloi me alarme ajrore.
9 marsin e kaloi ne observator, ku asistoi ne veprimet luftarake te te tijeve. Nuk leviz qe aty dhe ushqehet si ushtaret me mish kutie, etj. Nuk ka njoftim se c’beri Duce me 10 mars, por diten e 11 marsit e kaloi perseri ne observator, ku ne mbremje gjenerali Cavallero i beri nje permbledhje te te gjitha operacioneve te kryera.
Me 12 mars, Mussolini i shoqeruar nga gjenerali Priccolo shkoi te vizitonte Elbasanin, ku bisedoi me komandantin e Armates IX, gjeneralin Pirzio Biroli. Ne oren 19.45 u kthye ne pozicionin 22, ku gjenerali Geloso i beri ekspoze te veprimeve te grekeve dhe te ofensives italiane, qe filloi me 9 mars.
Gjithe diten e 13 marsit Duce e kaloi ne observator, per te ndjekur nga afer rifillimin e ofensives te te tijeve. Po kete gje beri edhe me 14 mars, ndersa me 15 mars mori nje lajm trondites. Lufta e marre qe kish nisur, e kishte prekur shume afer: Gjate nates anija-spital “Po” ku ndodhej kontesha Eda Ciano, ishte fundosur. Por e vajza e Mussolinit kishte shpetuar, dhe e kishin nxjerre ne Vlore. Ne oren 14.00, ai shkoi atje ta shihte, dhe rruges takoi ushtaret e Regjimentit XI te Fanterise “Casale”. Ne oren 21.00, Duce u kthye ne pozicionin 21.
Me 16 mars, paradite dhe pasdite Mussolini priti ne raport gjeneralet Cavallero, Pirzio, Biroli dhe Nasci. Me 17 mars shkoi ne piken strategjike nr.34; pasi kaloi permes Elbasanit; perseri mori ne raport gjeneralet e ushtrise.
Me 18 mars shkoi ne Gramsh, pastaj inauguroi uren mbi Devoll dhe shkoi ne Spitalin e Llixhes. Me 19 mars, Duce u interesua per fortifikimet mbrojtese, dhe qendroi mes punetoreve qe po rregullonin rrugen. Me 20 mars, ai vizitoi spitalet e Krustes dhe shkoi deri ne liqenin e Ohrit; ne kthim kaloi ne reviste reparte te Milicise Pyjore qe e brohoriten me entuziazem. Se fundi, Mussolini priti dhe degjoi raportet e gjeneraleve. Pas 18 ditesh qendrimi ne Shqiperi, me 21 mars kryeministri fashist u rikthye ne Rome, pa ndryshuar asgje ne ngecjen e trupave te tij.