Bashkia Berat dhe PNUD, mbështetje bizneseve të prodhimit të vajit të ullirit dhe

Programi “Rritu me Biznesin Tënd” mbështet bizneset e vogla për të përmirësuar aftësitë e tyre menaxhuese.


Kryetari i bashkisë së Beratit dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Albania, Monica Merino vizituan sot dy biznese të prodhimit të vajit të ullirit në këtë qytet.

Në një postim në rrjetet sociale Demo tha se “me ndihmën e PNUD dhe mbështetjen tonë u kemi dhënë rëndësinë e duhur bizneseve që prodhojnë vajin e ullirit, jo vetëm si diçka e shëndetshme, por edhe karakteristikë e zonës tonë”.

Të dyja fabrikat “Antipatrea Olive” dhe “Zaimi Olive” e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Bilçë dhe janë përfitues të skemës së mbështetjes “Rritu me Biznesin Tënd”.

“Të dyja ia kanë dalë të përmirësojnë cilësinë, rritin imazhin dhe shtojnë shitjet e vajit të ullirit dhe ullinjve të tavolinës “Made in Berat””, tha Demo.

Kryebashkiaku Demo u shpreh se “nga ky program kanë përfituar 8 biznese: grante për të rinovuar pajisjet ose infrastrukturën; grante për të përmirësuar imazhin tregtar; më shumë se 100 orë konsulencë biznesi si dhe 11 orë trajnime (Menaxhimi Financiar, Marketing, Menaxhimi i Rrjeteve Sociale, Protokolli, Praktikat e Mira të Prodhimit etj)”.

Programi “Rritu me Biznesin Tënd” mbështet bizneset e vogla për të përmirësuar aftësitë e tyre menaxhuese, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e tyre për të zgjeruar tregun dhe për t’u integruar më efektivisht në zinxhirët e vlerës lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…