Veliaj në Top Story: “Në një organizatë ku ka 1000 gara në vit dhe mbi 11 mijë punonjës, mund të ketë edhe problematika”

Kryebashkiaku i Tiranës: Ka një procedurë se si kompanitë garojnë, se si kompanitë ankohen në KPP


 

I ftuar në Top Story, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pyetur për situatën e tij me shëndetin dhe organizatën që ai drejton, tha se ka qenë një javë sfiduese, por theksoi se në një institucion ku ka mbi 1000 gara dhe mbi 11 mijë punonjës, mund të ketë edhe problematika.

“Ka qenë një javë sfiduese, edhe për shëndetin personal, dhe siç e thashë edhe për shëndetin e organizatës që drejtoj. Është një organizatë që kryen 1000 gara në vit, pra në një vit kalendarik janë disa qindra, disa herë 1000 disa herë më pak se 1000 dhe ka një procedurë se si kompanitë garojnë, se si kompanitë ankohen në KPP dhe sigurisht në 1000 gara, apo në 11 mijë vetë staf të Bashkisë së Tiranës, ka një probabilitet që të ketë problematika dhe kjo është arsyeja pse ne i kemi ndarë këto punë. Unë kam qenë ministër në 2015, para se të kandidoja për Bashkinë e Tiranës dhe mbaj mend takimin e grupit tonë parlamentar ku kryeministri tha: E kemi thënë në fushatë dhe ne do e bëjmë realitet këtë historinë e reformës në drejtësi. Pra nga një vend ku prokurorja ishte lavire bulevardi, në një vend ku pasi dështoi me dhimbje barku rruga Durrës-Kukës të hetohej u shkarkua Dhori Sollaku, në një vend ku jo vetëm Bashkia por çdo bashki, çdo qeveri, çdo ministër dhe drejtor duhet të japë llogari”, tha Veliaj.

Lexo më shumë nga

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…