Grupi i Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, seancë dëgjimore për integrimin e të rinjve autikë

Grupi i Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, në bashkëpunim me “Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijve me ÇSA & PAK”,


Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit mbi spektrin autik, Grupi i Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, në bashkëpunim me “Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijve me ÇSA & PAK”, organizoi seancën dëgjimore me temë: “Së bashku për integrimin e fëmijve dhe të rinjve me spektrin autik në Shqipëri”.

Në këtë seancë dëgjimore ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijëve, Ministrisë së Pushtetit Vendor, Ministrisë së Infratrukturës dhe Transportit, Ministrisë së Financave si edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë seancës dëgjimore u diskutua për disa çështje të rëndësishme të ngritura nga Klubi Kombëtar, si njohja e kujdestarisë si vite pune.

Po ashtu u kërkua që transporti urban qytetas e ndërqytetas të rregullohet nëpërmjet një karte invaliditeti pa ndasi dhe pa diskriminim, shkollat speciale të kenë mësues ndihmës, me profil pedagogji speciale, ndërhyrja stomatologjike të jetë falas ose të blihet nga shteti tek privati, universitetet të jenë më gjithpërfshirës për të rinjtë me ÇSA & PAK, hapja e qendrave nga çdo bashki në vend duke mos krijuar kështu lëvizjen e popullatës për mungesë të shërbimeve.

Seanca u drejtua nga zëvendëskryetarja e Grupit, Dasantila Tahiraj e cila nënvizoi se tashmë gjërat kanë filluar të ndryshojnë si në qasjen e institucioneve edhe të shoqërisë sepse tani flitet më shumë për këtë fenomen.

“Kuvendi është ndër institucionet më të avancuara dhe me sensibilitet më të lartë ndaj fëmijëve dhe njerëzve të spektrit autik. Në dallim nga grupet e tjera me nevoja të veçanta të shoqërisë, fëmijët dhe të rinjtë me çrregullime të spektrit autik kanë nevojë për mbështetje ekonomike e sociale dhe për mbështetje për zhvillim. Në gjirin e tyre rriten talente potenciale, të cilët kujdesi ynë duhet t’i bëjë realitet. Kuvendi ka qenë mjaft pranë fëmijëve me çrregullime të spektrit autik dhe familjeve të tyre. Sot po diskutojmë bashkërisht disa nga kërkesat më të rëndësishme të fëmijve me çrregullime të spektrit të autizmit”, u shpreh Tahiraj.

Në prezantimin e saj, Eglantina Bajrami, kryetare dhe drejtore Ekzekutive e “Autizmi Flet -Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijve me ÇSA & PAK” trajtoi disa problematika më të rëndësishme të fëmijëve me spektër autik.

Gjatë seancës dëgjimore fjalën e morën dhe nënkryetaret e Grupit të Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, të cilat shprehën shqetësimet e tyre për respektimin e të drejtave të fëmijëve me spektër autik.

Po ashtu u zotuan që janë në dispozicion dhe të gatshme për angazhimin e tyre për të marrë nisma ligjore që bëjnë të mundur realizimin e kërkesave që u paraqitën në këtë seancë dëgjimore.

Përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të ndryshme pasqyruan disa aspekte të gjendjes aktuale të shërbimeve që ofron secila sipas fushave të zbatimit për fëmijët me spektër autik.

Në përfundim të seancës dëgjimore, nga Grupi i Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” u la si detyrë të tërhiqen propozime konkrete nga shoqëria civile dhe aktorët e tjerë për ndryshime të nevojshme ligjore, në mënyrë që jetesa e personave me spektër autik të bëhët sa më e lehtë dhe cilësore dhe të rritet aksesi i tyre në shërbime.

(Marrë nga ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…