Begaj nga Xhamia e Ballies: Të ruajmë dhe promovojmë harmoninë fetare

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, nga xhamia e Ballies në qendër të qytetit të Elbasanit.


Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, nga xhamia e Ballies në qendër të qytetit të Elbasanit.

I shoqëruar nga përfaqësues të Komunitetit Mysliman në Elbasan dhe kryebashkiaku Gledian Llatja, Presidenti Begaj vizitoi Xhaminë e Ballies një ndër objektet më të lashta të qytetit.

Xhamia u ndërtua nga Hasan Balliu në vitin 1608 në qendër të qytetit. Në këtë vizitë të parit të shtetit iu dhurua nga imami i xhamisë një Kuran qabeje që i dhurohen personaliteteve botërore.

Në një prononcim për mediet, Presidenti vlerësoi bashkëjetesën fetare në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë duke përcjellë mesazhin e tij se kjo vlerë duhet ruajtur, promovuar dhe trashëguar.

“Jam këtu për të uruar të gjithë besimtarët mysliman, gëzuar festën e Fitër Bajramit. Pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit besimtarët u përkushtuan e besoj se me lutjet tyre, ata janë më afër Zotit dhe lutjet e tyre të pranuara besoj që do të jenë qytetarë të denjë jo vetëm për veten e tyre, por edhe për shoqërinë. Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të qytetit të Elbasanit, e rindërtuar në të njëjtin vend ku në vitin 1608 Hasan Balliu e ndërtoi për herë të parë dhe në vitin 1967 u shkatërrua dhe falë Zotit u rindërtua përsëri në të njëjtin vend”, u shpreh Presidenti.

Begaj vlerësoi traditën e shkëlqyer në Elbasan, ku përveç objekteve të kulteve të ndërtuara, besimtarët jetojnë në harmoni, si në të gjithë Shqipërinë.

“Është një vlerë e madhe njerëzore, vlerë të cilën duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë. Unë uroj çdo të mirë dhe begati për çdo shqiptar, për çdo besimtar. Gëzuar dhe një herë Fitër Bajramin”, tha Presidenti.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.