Balla: Dyfishim i penalitetit për shkeljet rrugore në afërsi të shkollave, kamera në akset pranë tyre

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ishte i pranishëm në aktivitetin “Promovimi i Udhëzimit të Shkollave të Sigurta”.


“Të rrisim penalitetet për shkeljet në kodin rrugor në afërsi të perimetrit të sigurisë në shkolla”, paralajmëroi sot ministri i Brendshëm Taulant Balla, i pranishëm në aktivitetin “Promovimi i Udhëzimit të Shkollave të Sigurta”.

Ai tha se penaliteti duhet të jetë të paktën 2-fish më i lartë, pasi ndodhemi shumë pranë një vepre penale.

“Dhe mund t’ju informoj që qasja jonë është të rrisim penalitetet, që lidhen me parashikimet e kodit rrugor brenda të perimetrit të sigurisë në shkolla. Mendoj që çdo qytetar i këtij vendi e pranon propozimin tonë që kur një shkelje rrugore ndodh në perimetrin e sigurisë në shkolla, shkelësi nuk mund të ndëshkohet një lloj sikur ndodh diku tjetër. Do të ketë një penalitet të paktën dyfish më i lartë”, tha Balla.

“Kur ti shkel shpejtësinë pranë një shkolle, ti nuk mund të ndëshkohesh vetëm me penalitetin që përcakton kodi rrugor sa për një gjobë apo ulje të pikëve në patentë. Kjo nuk mjafton, në momentin kur ti tejkalon shpejtësinë pranë oborrit të shkollës, ti je në limitet e kryerjes të një vepre të rëndë penale”, u shpreh Balla.

“Do t’i takojë kuvendit të Shqipërisë që ta diskutojë këtë, ku unë jam vetëm një prej 140 votave, 71 duhen aty, por nuk mendoj që ka në kuvendin e Shqipërisë një deputet që nuk e kupton që ne duhet të jemi shumë të ashpër ndaj çdo shkelësi të normave të qarkullimit rrugor pranë shkollave. Modelet nuk mungojnë. Kur parakalon në mënyrë të papërgjegjshme mikrobuzin e fëmijëve që shkojnë, ti nuk mund të penalizohesh sikur po parakalon një mjet tjetër. Penaliteti të paktën duhet të jetë dyfish më i fortë. Kur para teje është autobuzi i nxënësve të shkollës, duhet të kuptosh që aty është një mjet i një rëndësie të veçantë, në fakt, mjeti më i rëndësishëm”, vijoi Balla.

“Shumë njerëz frikësohen kur shohin mjetin e një ministri, kryeministri apo presidenti përpara, por do të doja që të kuptonin që këtej e tutje kushdo që do të parakalojë autobuzin e fëmijëve të shkollës, ta ketë dy herë më shumë frikë se mjetin e një zyrtari të lartë. Çdo lloj shkelje që përfshin në një incident rrugor mjetin ku lëvizin fëmijën e shkollës, ndëshkimi duhet të jetë ekzemplar. Kështu ne mund të garantojmë një siguri më të madhe”, tha Balla.

Ministri Balla paralajmëroi dhe vendosjen e kamerave në akset rrugore në afërsi të shkollave.

“Ne kemi sot në polici, koordinatorë për sigurinë në shkolla dhe po punojmë me pushtetin lokal dhe partnerët për siguruar financimin e një projekti të madh pajisje me kamera në 19 qytetet më të mëdha të vendit, me një fokus të veçantë për rrugët që shkojnë në shkolla. Shumë shpejt do të kemi 200 km e para të rrugëve kryesore të vendit, të monitoruara tërësisht me kamera e radarë.

Sa u përket rezultateve të zbatimit të paketës së sigurisë në shkolla, falë bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese në këto mbi 200 ditë të para, janë mbi 1100 shpërndarës lëndësh narkotike të ndaluar nga Policia e Shtetit, edhe pse e di shqetësimin që një pjesë e mirë e qytetarëve e shprehin që pas miratimit të aministisë, një pjesë e tyre, do të rikthehen përsëri në rrugë për t’ia nisur “avazit”. Mesazhi im është shumë i qartë që Policia e Shtetit është përsëri aty, me gatishmëri edhe më të lartë për t’i rikthyer përsëri në qendrat e vuajtjes së dënimit, nëse do të guxojnë të përdoren përsëri nga grupet kriminale sa i përket prodhimit, trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, tha Balla.

“Gjatë vitit 2023 në rrugët e Shqipërisë kanë qarkulluar 3.6 milionë makina që nëse do t’i vinim në një rresht do të kapnin një gjatësi prej 7200 km aq sa janë edhe rrugët tona kombëtare dhe jo vetëm. Prandaj duhet vetëndërgjegjësim i të gjithëve që siguria rrugore lidhet me qasjen që ka vetë drejtuesi i mjetit. Sfida jonë është vetëndërgjegjësimi i drejtuesve për të mos e drejtuar mjetin në gjendje të duhur apo nën efektin e lëndëve narkotike”, shtoi Balla.

“Për mua, paketa e sigurisë në shkolla është gjëja më e rëndësishme me të cilën më duhet të merrem pothuajse çdo ditë, pavarësisht se edhe çështjet e tjera të cilat mbulon detyra ime janë po aq të rëndësishme, por secili prej nesh, kur del në mëngjes, një prej meraqeve që ka është djali, vajza që shkon në shkollë dhe që t’ua bëjmë ditën më të bukur prindërve, gjyshërve, duhet të punojmë më shumë për të garantuar paketën e sigurisë në shkolla dhe nivel më të lartë sigurie që nga momenti kur fëmija del nga shtëpia”, përfundoi Ministri i Brendshëm.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…