Begaj takim me politikanët suedezë me origjinë shqiptare: Shembuj frymëzimi për diasporën

Presidenti theksoi se arritjet e tyre në politikë bëjnë krenarë dhe janë shembuj frymëzimi për diasporën mbarëshqiptare.


Presidenti Bajram Begaj, priti sot një delegacion nga parlamenti suedez, të përbërë nga Adnan Dibrani, deputet socialdemokrat, i cili kandidon për eurodeputet dhe që në vijim do të zëvendësohet nga Arbër Gashi.

Përfaqësuesit e Parlamentit suedez, me origjinë nga Kosova, shoqëroheshin nga Ambasadori Ström.

Presidenti Begaj përgëzoi përfaqësuesit suedezo-shqiptarë për arritjet e tyre politike, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke veçuar kontekstin e ri pas anëtarësimit të Suedisë në NATO.

 

Presidenti evidentoi rolin dhe kontributin e vlerësuar të Suedisë, si në kuadër të integrimit të vendit tonë në BE ashtu edhe për ndihmën dhe asistencë suedeze për zhvillim. Ndërkohë marrëdhëniet shumë të mirë politike duhet të përkthehen në një bashkepunim të shtuar ekonomik dhe ritjen e investimeve suedeze në Shqipëri.

 

Gjatë bashkëbisedimit vëllazëror me dy politikanët e rinj shqiptarë që kontribuojnë në një vend mik si Suedia, u nënvizua mesazhi mbi rëndësinë e angazhimit të gjeneratës së re të politikanëve, me vizion të qartë mbarëkombëtar dhe vlera euro-atlantike.

Presidenti theksoi se arritjet e tyre në politikë bëjnë krenarë dhe janë shembuj frymëzimi për diasporën mbarëshqiptare.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.