Çela: Në 2023 u sekuestruan llogari bankare të 15 kompanive me vlerë 5.8 milionë euro

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi për punën e prokurorisë që drejton në raport me prioritetet e vendosura nga BE.


Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, raportoi për punën e prokurorisë që drejton në raport me prioritetet e vendosura nga BE.

Në fjalën e tij, Çela tha se fokusi i prokurorisë ka qenë lufta kundër korrupsionit, pastrimi i parave dhe hetimi financiar.

Duke u ndalur te çështjet për korrupsionin, Cela tha se kanë pasur një koordinim dhe bashkëpunim me SPAK.

“32 çështje që lidhen me korrupsionin i janë dërguar SPAK-ut nga ana e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Një pjesë e mirë e çështjeve, 6 raste rezultatet vijnë nga metodat speciale të kërkimit. Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për korrupsion. Vihet re një trend pozitiv ku një pjesë e çështjeve që kanë të bëjmë me korrupsionin, janë nisur kryesisht nga prokurorët me 18 çështje të tilla”, deklaroi Kryeprokurori.

Çela tha se një punë e mirë është bërë edhe në sektorin e hetimit të pastrimit të parave duke shtuar se si rezultat i punës së prokurorisë që ai drejton, Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave në muajin tetor të vitit të kaluar.

“Rezulton se në 2023 janë regjistruar 156 procedime të reja sa i përket pastrimit të parave, 16 persona të dërguar për gjykim dhe 22 të dënuar për pastrim parash”- shtoi kryeprokurori i përgjithshëm i cili dha edhe 2 shembuj sa i takon hetimit financiar”, deklaroi ai.

Sa i përket hetimit financiar, Çela tha se “në vetëm 2 çështje që mund të jap si shembull, në një rast kemi sekuestrimin e e llogarive bankare të 15 shoqërive në një vlerë prej 5.8 milionë eurosh ndërkohë që në çështjen e dytë kemi sekuestrimin e llogarive bankare në 1.3 milionë eurove”.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.