Gogu: Institucionet e pavarura, kontribut në progresin e integrimit europian

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar për Integrimin, Toni Gogu nënvizoi rëndësinë e kontributit të drejtuesve të institucioneve të pavarura për të thelluar e forcuar progresin e Shqipërisë në integrimin europian.


Nënkryetari i Këshillit Kombëtar për Integrimin, Toni Gogu nënvizoi sot rëndësinë e kontributit të drejtuesve të institucioneve të pavarura për të thelluar e forcuar progresin e Shqipërisë në integrimin europian.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e këtij komisioni ku të ftuar janë drejtues të institucioneve të pavarura të drejtësisë, Gogu u shpreh se integrimi europian është një vullnet i palëkundur.

“Mund të ketë edhe qasje që për ne si shumicë parlamentare nuk janë qasjet e duhura, si trajtimi i integrimit europian si një asimilim ku ne humbasim çdo vlerë tonën shoqërore kombëtare dhe fillojmë sillemi si ekspertë të integrimit, por edhe ta trajtojmë integrimin si tribalizëm politik ku të ruajmë ‘fisin’ tonë politik nga ajo që të gjithë e kemi pritur, që është drejtësia”, tha ai.

Sipas Gogut, integrimi presupozon që ne sjellim më shumë se sa marrim në BE.

“Të tilla janë çdo përpjekje institucionale, qoftë të parlamentit të Shqipërisë apo institucioneve ligjzbatuese. Integrimin e prekim në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, përafrimin e legjislacionit tonë dhe së fundi edhe në dialogun politik”, shtoi Gogu.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”