Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030, ministrja Ibrahimaj: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet 2024-2030.


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet 2024-2030.

Ky dokument, i hartuar në bashkëpunim me Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, përfaqëson vizionin për të rritur potencialin e sipërmarrjes dhe inovacionit në vendin tonë.

Strategjia stimulon rritjen e ekosistemit të startup-eve dhe zhvillimin e të gjitha shtresave të ekosistemit, duke përfshirë nivelin mikro, të mesëm dhe atë makro, dhe gjeneron qarqe të virtytshme brenda ekosistemit dhe sektorëve me prioritet ekonomik në vend.

Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj nënvizoi se kjo strategji hedh themelet për ndryshimin e krijimit të vlerave kombëtare të Shqipërisë, duke trajtuar tre shtylla: Ekosistemi Inovativ Sipërmarrës, Sektorët Strategjik (S3), si dhe Zhvillimi Gjithëpërfshirës.

“Përmes mbështetjes institucionale dhe investimeve të përshtatshme, synojmë të ndërtojmë një mjedis të favorshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin. Bashkëpunimi i aktorëve të ndryshëm, përfshirë qeverinë, sipërmarrësit dhe komunitetin akademik, korporatat dhe kapitalin privat, do të jetë thelbësor për suksesin e kësaj strategjie dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaron ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Ky dokument parashikon një sërë masash dhe veprimesh për të adresuar sfidat dhe mundësitë e ekosistemit sipërmarrës në tërësi. Në qendër të kësaj strategjie është rritja dhe fuqizimi i rolit të sipërmarrësit, përmes nxitjes së inovacionit, zhvillimit të talenteve vendase, krijimit të ambienteve të përshtatshme për rritje dhe zhvillim, si dhe mbështetjes së financimit dhe politikave të përshtatshme për sipërmarrjen.

“Strategjia është një dokument shumë i rëndësishëm dhe sigurisht që është qeveria që e merr lidershipin e hartimit të saj dhe mbështetjes së çdo hallke që kemi parashikuar aty. Zhvillimi i strategjisë dhe arritja e objektivit kërkon lidershipin e gjithësecilit prej jush, kërkon lidershipin e startup-eve, kërkon lidershipin e sipërmarrjes që ekziston në vend me qëllim mbështetjen e inovacionit dhe bashkëpunimit, hapjen e horizontit dhe të dyerve për bashkëpunim me startupet, pasi vetëm bashkë do mund të arrijmë ato fazat e zhvillimit të shpejtë të saj. Kërkon padiskutim mbështetjen e akademisë, pasi janë studentët dhe akademia, e cila do të na ndihmojë me ide të reja, produktive dhe të strukturuara që do t’i shërbejnë ekonomisë tonë dhe asaj globale”, vuri në dukje ministrja Ibrahimaj.

Çdo kontribuues do të mund të ofrojë sugjerime për të përmirësuar dokumentin deri në fund të muajit Prill 2024 me qëllim përmbushjen e nevojave dhe të synimeve të të gjithë palëve të interesuara, duke përfshirë sipërmarrësit, akademikët, përfaqësuesit e qeverisë, sektorin privat, dhe shoqërinë civile.

“Deri në fund të prillit do të kemi të hapur konsultimin publik, do të bëjmë takime të këtij lloji dhe më të vogla, e më të strukturuara që çdo grup interesi të ketë mundësi të shprehë mendimet e veta. Presim që edhe nëpërmjet emailit dhe komunikimeve elektronike gjithsecili prej jush të japë mendimet për çdo element të strategjisë që duhet të zhvillohet ndryshe, apo përmirësuar atë mendim që ne kemi pasur. Vetëm duke bashkëpunuar mirë në hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit ne do të arrijmë të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që kemi, qoftë të atij njerëzor, atij financiar, por edhe potencialin për të shkuar përtej kufijve dhe për të ndërkombëtarizuar ato ide që ne mund të kemi për të ardhmen”, bëri me dije ministrja Ibrahimaj.

Sipas saj, kjo strategji paraqet një platformë të qëndrueshme dhe të qartë për të ndërtuar një ekonomi inovative dhe të qëndrueshme në Shqipëri, duke i dhënë vendit tonë mundësinë për të qenë pjesë e një të ardhmeje më të më të qëndrueshme dhe konkurruese globalisht.

Drafti i strategjisë u prezantua nga Dr. Emri Dzanič, ekspert inovacioni, Mr. Niko Slavnič, autor i librave mbi financimet alternative, sipermarrës dhe profesor nga Shkolla e Bizensit BLED,Slloveni, i cili prezantoi eksperiencat Sllovene dhe rajonale në ngritje të ekosistemit.

Ne panelin e diskutimit me temë “Iniciativat ekzistuese në mbështetjen e inovacionit në ekonominë shqiptare dhe drejtimin strategjik të ekosistemit për Shqipërinë 2030” morën pjesë z. Emuanel Salinas, Drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Shqiperi, znj. Rigela Gegprifti, drejtore e pergjithshme Devoll Hydropoëer, z. Gazmend Haxhia, sipërmarrës dhe investitor. Paneli u moderua nga z. Arjan Ymeri, Drejtori i Agjencisë Startup Albania.

“Kur i hedhim një sy ekonomisë shqiptrare, gjatë viteve të fundit shohim që ajo është zhvilluar, është kthyer në një ekonomi të zhdërvjellët, ku kemi një sektor privat shumë proaktiv dhe që ka një potencial shumë të madh dhe mendojmë që për potencialet që ka duhet të shfrytëzohet edhe më shumë dhe ne jemi këtu për të ndihmuar me eksperincën tonë në këtë drejtim”, tha z. Emuanel Salinas.

“Ne shohim këtu një mundësi të madhe, ku edhe pse është një fushë e re, vërejmë që Shqipëria ka ecur shumë përpara me strategjinë e vet, veçanërisht në fushën e digjitalizimit”, vuri në dukje Gegprifti.

Ndërsa sipërmarrësi Gazmend Haxhia tha se zhvillimi i sipërmarrjes në vitet e fundit ka ndryshuar shumë dhe ka ecur përpara.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…