Macron: Mbështetje Shqipërisë për integrimin evropian

Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti sot angazhimin e Francës në favor të angazhimit europian të Shqipërisë


Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti sot angazhimin e Francës në favor të angazhimit europian të Shqipërisë dhe më gjerë të lëvizjes që ne kemi për Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë, Macron tha se “jemi këtu sot se Franca ju do, ju dhe vendin tuaj. Kisha shumë dëshirë t’ju prisja në Paris pas pritjes që më bëtë tetorin e vitit të kaluar pas vizitës së parë të Presidentit të Republikës të Francës në Shqipëri që prej pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Këto dy vizita të kryqëzuara dhe dialogu që ne kemi me njëri-tjetrin dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme qe ne kemi ndërmjet Shqipërisë dhe Francës”.

“Ju e dini se mund të keni besim tek vendosmëria ime për t’i intensifikuar edhe më shumë.
Siç e nënvizova para 6 muajve në Tiranë këtu bëhet fjalë vetëm për bashkimin e Europës për ta bërë më të fortë, më sovrane në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës, por gjithashtu përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Është gjithashtu një premtim paqeje për të gjithë rajonin”, nënvizoi Macron.

Macron u shpreh se që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë në korrik 2022 Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj europiane me vendosmëri. Ju mund të keni besim tek mbështetja jonë për t’u shoqëruar në këtë rrugë me qëllim që negociatat të ecin sa më shpejt dhe t’ua them se jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapaciteteve për të avancuar”

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.