Shkarkimet nga Vetingu, Dumani: Kemi dërguar për hetim disa anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit në lidhje me gjendjen e hetimeve


Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit në lidhje me gjendjen e hetimeve dhe vendimeve përfundimtare ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut.

I pyetur në mbledhjen e këshillit për këtë temë, Dumani sqaroi se duhet të merret në konsideratë kompetenca e SPAK në raport me subjektet që i nënshtrohen vetingut.

“Ne kemi kompetencë vetëm gjyqtarët e Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm. Në raport me këto subjekte të posaçme ne kemi proceduar penalisht, kemi dërguar edhe për gjykim disa anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese të cilët janë shkarkuar nga procesi i vetingut. Kemi edhe vendime fajësie edhe të formës së prerë. Kemi edhe hetime pasurore në raport me këto subjekte ku kemi arritur në një vendim konfiskimin e pasurisë. Janë sekuestruar dhe janë në proces konfiskimi edhe pasuri të subjekteve që ne i kemi akuzuar”, u shpreh Dumani pa përmendur emra.

Dumani theksoi se “numri i gjyqtarëve në kompetencën tonë është i vogël”.

“Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë larguar nga sistemi për shkak të vetingut, i përket të Shkallës së Parë dhe Apelit. Janë në kompetencën tonë vetëm kur kryejnë një vepër penale që është kompetencë e jona. Nuk jemi indiferentë ndaj vendimarrjes së vetingut. Rastet edhe duhet të na referohen”, shtoi ai.

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…