Ambasadori i Holandës: Bashkëpunimi politik, i rëndësishëm për integrimin në BE

Ambasadori i Holandës në vendin tonë, Reinout Vos gjatë qëndrimit në Korçë u shpreh i impresionuar për arritjet e Shqipërisë, ndërsa nënvizoi se duhet akoma punë.


Ambasadori i Holandës në vendin tonë, Reinout Vos gjatë qëndrimit në Korçë u shpreh i impresionuar për arritjet e Shqipërisë, ndërsa nënvizoi se duhet akoma punë.

“Jam i impresionuar që Shqipëria ka bërë në detyrat e shtëpisë dhe prezantimin që ka bërë në Bruksel vitin e shkuar, por akoma ka nevojë për punë për të ardhmen europiane”, deklaroi ai.

“Është e vërtetë që BE ka interes për Ballkanin Perëndimor, tha ambasadori Vos, por theksoi se u mbetet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të për të punuar fort për integrimin në Bashkimin Europian”

Ai theksoi se për integrimin e Shqipërisë është i rëndësishëm bashkëpunimi i opozitës me mazhorancën, duke vlerësuar edhe rikthimin e jetës normale të Parlamentit.

“Është shumë e rëndësishme hapja e kapitujve për në BE, kryesisht në të drejtën dhe ligjin, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim. Jam i kënaqur që si opozita ashtu dhe mazhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE, janë të rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve”, theksoi ai.

Ambasadori Vos iu përgjigj interesit të medies edhe për Komisionit Parlamentar për Dezinformimin.

“Është shumë herët për të folur, pasi kjo është një vendimmarrje shumë e re dhe na duhet kohë për ta parë dhe për të thënë diçka mbi të”, shtoi ai.

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ndodhej në Korçë në kuadër të një aktiviteti që u mbajt në galerinë e Artit Digital.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…