Veliaj pret ministrin izraelit të Turizmit: Dënojmë fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kryebashkiaku: Një akt agresioni që rrezikon një rajon e një botë të tërë


Takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit solli në Tiranë edhe ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, i cili në përfundim të vizitës së tij një javore, u prit në takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ministri Katz u shpreh entuziast për qëndrimin e tij në Tiranë dhe vlerësoi progresin e vendit tonë në fushën e turizmit, duke shtuar njëkohësisht se në rolin e tij si ministër, do të angazhohet për një bashkëpunim sa më të frytshëm mes dy kryeqyteteve.

“Po përfundojmë 6 ditë udhëtim në Shqipëri, në Tiranë. Gjetëm një vend dhe një tokë plot me njerëz që janë të mrekullueshëm për ne, shumë mikpritës. Na bindët për të qenë ambasadorët më të mirë të Tiranës dhe Shqipërisë në Izrael. Me kapacitetin tim si ministër i Turizmit do të bëj më të mirën që të kemi më shumë fluturime direkte, që më shumë izraelitë të vijnë këtu. Siç më tha dikush në një nga vizitat e mia, ju jeni më shumë se vëllezër për ne”, u shpreh ministri izraelit i Turizmit.

Teksa vlerësoi lidhjet e forta që dy popujt dhe kombet tona kanë pasur në të kaluarën, Veliaj u shpreh krenar për një nga vlerat më shembullore që populli shqiptar tregoi gjatë Luftës së Dytë Botërore, si i vetmi vend mikpritës për popullin hebre. Ai shtoi se përtej kësaj historie të pastër humanizmi, ajo çka është më e rëndësishme është konkretizimi i këtyre vlerave, në mundësi shkëmbimesh e përvojash të ndërsjellta mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Na duhet të bëjmë turizëm, të shkëmbejmë me njëri-tjetrin. Vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe duke qenë se Shqipëria dhe Izraeli janë pjesë e Mesdheut, do të ishte ideale që vitin tjetër të kishim një shkëmbim të jashtëzakonshëm të kulturës dhe artit. Do të doja shumë që ta shfrytëzojmë këtë narrativë të njerëzve që bashkohen prej artit dhe për kulturën, edhe në 2025, kur Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë kontribut”, theksoi kryebashkiaku.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri me dije se duke filluar nga muaji maj, do të fillojnë fluturimet direkt nga Tirana dhe Tel Aviv, gjë e cila do të mundësojë një fluks dhe një kontribut të shtuar në fushën e turizmit.

“Lajmi i mirë për të gjithë qytetarët është se duke filluar nga muaji maj, ISRAIR do të fillojë fluturimet direkt nga Tirana dhe Tel Aviv, dhe unë besoj fort që këto muaj që do të kemi këtë urë direkte, do të kemi edhe shkëmbimin më të madh të turistëve të një qyteti që e nisi si qyteti më i izoluar dhe sot ka 25% të produktit të vet, kryesisht prej industrisë së turizmit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku: Një akt agresioni që rrezikon një rajon e një botë të tërë

Veliaj komentoi edhe ngjarjet e fundit në Izrael, duke dënuar fuqimisht sulmin e Iranit ndaj qyteteve izraelite: “Tirana kujton mirë sulmet kibernetike të Iranit që paralizuan kryeqytetin para pak kohësh, ndaj sot dënojmë fuqimisht sulmin mbi qytetet në Izrael, si një akt agresioni që rrezikon një rajon e një botë të tërë. Si 80 vite më parë, kur shpëtuam hebrenjtë, edhe sot, qëndrojmë në solidaritet me Izraelin e partnerët ndërkombëtarë që synojnë uljen e tensioneve e paqen në Lindjen e Mesme!”.

Në emër edhe të kryetarëve të bashkive në Kosovë, Veliaj u shpreh mirënjohës dhe vlerësoi faktin e njohjes zyrtare nga ana e Izraelit të Kosovës si shtet i pavarur, duke e cilësuar këtë si një angazhim të guximshëm diplomatik dhe historik për Kosovën. Në përfundim të takimit, kreu i Bashkisë së Tiranës i dhuroi delegacionit izraelit një miniaturë të Kullës së Sahatit, si një simbolikë të orës së Tiranës dhe një ftesë për t’u rikthyer e për ta vizituar më gjatë kryeqytetin shqiptar.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…