Koçiu-Gonzato: BE mbështetje projekteve në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europianë në Tiranë, Silvio Gonzato.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europianë në Tiranë, Silvio Gonzato.

Gjatë takimit, njofton ministrja Koçiu në rrjetet sociale, u diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit si dhe mbështetjen në kuadër të projekteve të vazhdueshme në forcimin e asistencës në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Ministrja Koçiu shprehu vendosmërinë për të forcuar përpjekjet për të çuar përpara axhendën evropiane dhe për arritjen e rezultateve të mëtejshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ambasadori Gonzato theksoi rëndësinë e shëndetit, përfshirjes, barazisë gjinore dhe mbrojtjes sociale.
“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këto fusha kyçe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Gonzato.

Gonzato u shpreh se “BE i qëndroi pranë Shqipërisë për të përballuar krizat shëndetësore si COVID-i dhe tërmeti”.

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…