
Peleshi takim me të rinjtë shqiptarë pjesë e stafit ndërkombëtar të NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një takim me të rinjtë shqiptarë, pjesë e stafit ndërkombëtar në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me të rinjtë shqiptarë, pjesë e stafit ndërkombëtar në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
Peleshi u shpreh krenar për ecurinë e karrierës së secilit prej tyre.
Ministri gjithashtu vlerësoi rritjen e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Frymëzues takimi me të rinjtë shqiptarë, pjesë e stafit ndërkombëtar në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Krenar për ecurinë e karrierës së secilit prej tyre, por edhe për rritjen e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, u shpreh Peleshi në një reagim në rrjetet sociale.