Hasani takon Thaçin: Shqipëria do këmbëngulë për proces gjyqësor të hapur e transparent

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani takoi sot në Hagë, ish- Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani takoi sot në Hagë, ish- Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Hasani tha se “e gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur që e drejta do të triumfojë”.

“Ishte vërtet mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri i brendshëm, qetësia e kthjelltësia e vizionit që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me të përpjeta e tatëpjeta. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht”, theksoi Hasani.

Hasani tha se “i përcolla Thaçi urimet më të mira të drejtuesve më të lartë të qeverisë dhe të shtetit, të Kryeministrit Edi Rama dhe kolegëve të tjerë, si dhe sigurinë që, ashtu si më parë, mbështetja jonë nuk do t’i mungojë në asnjë rast dhe për asgjë”.

“Populli shqiptar nuk i harron as përpjekjet, as sakrificat e bijve të tij, ashtu si dje në luftë edhe sot në paqe. E informova Tha]in për zhvillimet më të fundit në vendin tonë, por edhe ato në rajon, si dhe përpjekjet e pa kursyera nga ana jonë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin. Diplomacia shqiptare, ashtu si dhe më parë, do të ngulë këmbë në zbatimin e standardeve për një proces gjyqësor të hapur e transparent, në respektim të plotë të të drejtave të njeriut sipas konventave ndërkombëtare”, nënvizoi Hasani.

Hasani u shpreh se “një mbresë e pashlyeshme për mua si ministër i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, por edhe si qytetar dhe admirues i përpjekjes së Hashim Thaçit dhe të gjithë atyre burrave, që janë brenda në këtë gjykatë për lirinë e Kosovës”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…