Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Koreshi: Vlerësim, që reflekton në rrugën drejt BE

Shqipëria nuk është më pjesë e vendeve nën monitorim nga Këshilli i Evropës. Ky është vendimi i marrë sot nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.


Shqipëria nuk është më pjesë e vendeve nën monitorim nga Këshilli i Evropës. Ky është vendimi i marrë sot nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Dastid Koreshi, ambasador i Shqipërisë në KiE, në një intervistë televizive tha se ky vendim lidhet me dy faktorë të rëndësishëm.

“Kjo do të thotë pas 29 vitesh që KiE ka vendosur që të vlerësojë Shqipërinë në raport për dy indikatorë të rëndësishëm. I pari, ka qenë reforma në drejtësi. E dyta, dalja e Shqipërisë në tetor 2023 nga monitorimi i intensiv Moneyval, një luftë e pastër dhe e vazhdueshme kundër korrupsionit. E kam ndjekur këtë proces nga afër, 19 rekomandime të vështira për t’u marrë nga Shqipëria që nuk kanë të dukshme për syrin e qytetarit por të dukshme për syrin e administratës dhe që kanë bërë Shqipërinë të vetmen që ka plotësuar të 19 kriteret vlerësim dhe inkurajim për të vazhduar më tej.”, tha ai.

Ambasadori Koreshi u shpreh se ccdo vlerësim që bëhet nga KiE, reflekton në ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.

“Janë të lidhura së bashku, KiE ka një rëndësi më të madhe për Ballkanin Perëndimor se BE. rreth 70 përqind të gjetjeve të KiE pasqyrohen në raportion e Komisionit Evropiën dhe do të thotë se duhet të jemi të angazhuar. indirekt cdo vlerësim i KiE reflektohet edhe në rrugëtimin në BE.”

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar me 52 vota pro daljes së vendit tonë nga lista e monitorimit e këtij organizmi të rëndësishëm. (Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…