
Manjani me biznesin bavarez: Konsolidojmë bashkëpunimin ekonomik
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani mori pjesë në aktivitetin B2B që u zhvillua në Mynih

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani mori pjesë në aktivitetin B2B që u zhvillua në Mynih, Gjermani, ku u takua me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Bavarisë, Eric Beibwenger.
Gjatë takimit u zhvilluan diskutime në panel me bizneset shqiptare dhe bavareze, aktivitet i organizuar nga Shoqata e Bizneseve Bavareze, VBW.
Në cilësinë e bashkëkryetares së Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Bavari, Manjani theksoi rolin e rëndësishëm që kanë bizneset në konsolidimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve të vendeve tona, veçanërisht në sektorë prioritarë të ekonomisë sonë.