Mete: Nënshkruajmë me BB një projekt për menaxhimin e ujërave të ndotur

Ministri i Financave Ervin Mete po merr pjesë në Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington


Ministri i Financave Ervin Mete po merr pjesë në Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës”, ministri Mete tha se, “Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe FMN-së, janë takime të përvitshme dhe për vetë rëndësinë që kanë BB dhe FMN si partnerë të rëndësishëm zhvillimi dhe bashkëshoqërues të reformave në Shqipëri, në gjithë këto vite, ne këto takime kemi mundësi të shkëmbejmë qëndrime mbi zhvillimet e tashme dhe të ardhme si dhe mbi projekte që do të angazhohemi me nivelet ekzekutive të Bankës Botërore dhe FMN-së. Gjithashtu dhe të mund të fokusohemi qoftë në projekte që i përgjigjen zhvillimeve të momentit, apo reforma që janë të rëndësishme për ne”.

Mete bëri të ditur se, gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet me zv. presidenten e Bankës Botërore, një projekt që parashikon një ndërhyrje për menaxhimin e ujërave të ndotur si dhe do të diskutohet për reforma të thelluara për mbrojtjen sociale.

“Gjatë këtyre ditëve ne do të nënshkruajmë me zv. presidenten e Bankës Botërore, një projekt që parashikon një ndërhyrje për menaxhimin e ujërave të ndotura që mund të derdhen në brigjet e detit apo përgjatë lumenjve të Vjosës, në mënyrë që të mirë menaxhohen në kuadër edhe të një turizmi të shtuar që ne kemi dhe ti përgjigjemi në mënyrë të qëndrueshme këtyre zhvillimeve.

“Ndërsa kemi pasur bisedime të thelluara lidhur me një ndërhyrje reformuese të shtyllave të mbrojtjes sociale, me fokus adresimin e nevojave të mbrojtjes së kapitalit njerëzor, duke pasur parasysh zhvillimet demografike në vend ku ekspertiza e Bankës Botërore është shumë e rëndësishme që ne të kemi ndërhyrje sa më të qëndrueshme”, tha Mete.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…