CMG-ja: Pse deklarata e çuditshme e Yellen-it është bërë objekt talljeje nga amerikanët?
Zhvillimi i gjelbër është një kërkesë e natyrshme e modernizimit kinez.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen mbahej mend si një ekonomiste racionale dhe pragmatike, por së fundmi disa deklarata të çuditshme të saj janë bërë objekt talljeje nga përdoruesit amerikanë të internetit.
Gjatë vizitës në një fabrikë baterish fotovoltaike në shtetin Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara, Yellen-i pretendoi se industria e re energjetike e Kinës ka një problem “mbikapaciteti”, i cili ka shkaktuar shtrembërime në çmimet globale dhe modelet e prodhimit, duke dëmtuar interesat e kompanive dhe punëtorëve amerikanë. Ajo kërcënoi se do të marrë masa për të siguruar kompanitë dhe punëtorët amerikanë të që konkurrojnë në një platformë “të drejtë”.
Sapo doli kjo deklaratë ajo u bë objekt talljeje nga përdoruesit amerikanë të internetit:
“Në fillim thanë se Kina nuk bënte mjaftueshëm për energjinë e gjelbër dhe tani papritmas e akuzojnë se ka bërë shumë. Pse ShBA-të nuk mundet thjesht të heshtin dhe të bëjnë atë që duhet bërë?”.
“Nëse ShBA-ja ka epërsi në konkurrencë, ajo flet për lirinë e tregut, nëse jo, ajo zbaton proteksionizmin. Këto janë rregullat amerikane”…
Këto komente të ashpra, por të sakta, ekspozojnë retorikën e forte, hipokrite dhe të “standarteve të dyfishta” të disa politikanëve amerikanë si dhe logjikën e tyre hegjemoniste, shkruhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Foto nga CFP
Zhvillimi i gjelbër është një kërkesë e natyrshme e modernizimit kinez. Kina është vendi i parë i madh në botë që propozoi afate për arritjen e kulmit të shkarkimit të karbonit dhe neutralizimit të tij. Në vitin 2023, “tre produktet e reja” të Kinës të përfaqësuara nga automjetet elektrike për pasagjerë, bateritë litium-jon dhe ato fotovoltaike, eksportuan një total prej 1.06 trilionë juanë, një rritje prej afro 30 për qind në krahasim me një vit më parë. Kjo jo vetëm që demonstron vitalitetin e ekonomisë kineze, por gjithashtu ndihmon vendet e tjera të arrijnë tranzicionin e gjelbër dhe të japin kontribute pozitive në përballimin e ndryshimeve klimatike globale.
Në komentin e CMG-së, merret si shembull centrali fotovoltaik në Al Shuaibah të Arabisë Saudite prej 2.6 GW, i cili po ndërtohet nga një ndërmarrje kineze dhe pritet të gjenerojë 282.2 miliardë kwh, e barabartë me reduktimin e shkarkimit të karbonit prej rreth 245 milionë tonë dhe mbjelljen e 545 milionë pemëve në shkretëtirën e këtij vendi.
default[/caption]
Foto nga CFP
Përpara se të sulmojë Kinën, Yellen-i duhet të përsërisë leksionet ekonomike, komenton CMG-ja. I ashtuquajturi “mbikapacitet” i referohet kapacitetit aktual të prodhimit që tejkalon kërkesën e tregut. Megjithatë, aktualisht, njerëzimi po përballet me sfida të rënda klimatike dhe vendet në mbarë botën po promovojnë fuqishëm transformimin e energjisë, ndërsa ekziston ende një hendek të madh midis ofertës dhe kërkesës për energji të pastër.
Përsa i përket të ashtuquajturit “dëmtim i çmimeve globale”, kjo është edhe më shumë një gënjeshtër, vihet në dukje në komentin e CMG-së. Parimet ekonomike u tregojnë njerëzve se çmimet e arsyeshme formohen në bazë të konkurrencës së mjaftueshme të tregut. Forca konkurruese e produkteve kineze të energjive të reja mbështetet te fuqia teknologjike, cilësia e shkëlqyer dhe një zinxhir i plotë industrial. Nuk është aspak dumpingu me çmim të ulët apo proteksionizmi. (Wang Lei/ Laçi)
Burimi: CRI.CN