“Himarioti”

“Ti hero , Ti penë e shkruar/ Puntori mjeshtëror – Ti njeri i fisnikëruar, Himarioti i përkor”


Nga Dhimitër Gjoka

HIMARIOTI

Në vlagën e tokës,
u rrite si Ante.
Në tramundan të kohës,
pishtar si Promete.

Porsi deti i zemëruar,
gjoksin ball në suferin.
U ngrite i trimëruar,
te shtrenjtë pate lirin.

Nuk të mposhtën rrebeshet,
gjakatarët dhe mamuthët.
Su gënjeve nga persheshet
nga kushdo nga të paudhët.

Ti hero , Ti penë e shkruar,
Puntori mjeshtëror,
Ti njeri i fisnikëruar,
Himarioti i përkor.

NUSE QE S’PLAKESH KURRE

Eh, vendlindja ime .
Ku ka si Himara.
Në mijërat vegime,
më shfaqesh e para.

Eh, vendlindja ime,
Nuse që s’ plakesh kurrë.
Në mijërat vegime,
të ndrit ai nur.

Eh, vendlindja ime,
C’ dashuri më mbjell ?
Nga mijërat vegime
Ti më vjen si diell.

Himariotët janë Damjan*

Gjëmon deti, gjëmon mali,
bubullin e vetëtinë,
Zgjohen shekujt nga përgjumja
Sjellin diellin që ndrin.

Mbi kala flet historia,
Gurët bashke në rradhë janë,
Flasin për trimat e shkuar,
Ngjeshur brezit jatagan.

Zgjedhë kurrë nuk pranuan,
Të gjithë trima kapedanë.
Për lirinë u flijuan,
Himariotët janë Damjan.

*Damjani – Himarioti që për liri me zgjuarsi ,guxim dhe trimëri i hyri në cadër Sulltan Sulejman Kanuniut për ta vrarë atë

Lexo më shumë nga

“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama: Transformim i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Tirana pagëzohet zyrtarisht si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama: Transformim i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Tirana pagëzohet zyrtarisht si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025”.