Panair për të rinjtë në Berat, Muzhaqi: Mundësi trajnimi dhe punësimi

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, organizoi ditën e sotme në Berat Panairin e Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit


Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, organizoi ditën e sotme në Berat Panairin e Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit me praninë e shkollave të mesme dhe ato profesionale, biznese lokale e kombëtare, organizata dhe ofrues shërbimesh për të rinjtë.

Për sa i përket pjesëmarrjes së të rinjve në panair, ministrja Bora Muzhaqi tha se “Berati ka të rinj kaq aktiv dhe kaq të interesuar për të mësuar çdo mundësi që është në dispozicionin e tyre”.

Në panair u ekspozuan punimet më të mira të nxënësve të shkollës profesionale, të punuara me metal dhe materiale elektrike, për të nxitur kështu bashkëmoshatarët e tyre për t’u orientuar drejt profesioneve, si dhe bizneset e pranishme kishin sjellë ofertat e tyre më të reja të punësimit për të rinjtë.

Ndërkohë që në një kënd të panairit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Forcave të Armatosura, të cilët u konsultuan me të rinjtë në lidhje me benefitet që u ofrohen atyre nëse zgjedhin të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura Ushtarake.

Ministrja Muzhaqi foli rreth rëndësisë së këtij panairi, si mënyra më e mirë për t’i nxitur të rinjtë drejt punësimit.

“Ky panair bëhet në kuadër të informimit të të rinjve shqiptarë. Kemi lëvizur në çdo qytet të Shqipërisë dhe sot jemi në Berat dhe si zakonisht që Berati ka të rinj kaq aktiv dhe kaq të interesuar për të mësuar çdo mundësi që është në dispozicionin e tyre. Panairi ishte shumë i bukur, por pjesa që i bën më të bukur panairet është sigurisht interesi nga të rinjtë dhe ajo çfarë të bën përshtypje në Berat është interesi i lartë që të rinjtë kanë treguar, jo vetëm nga gjimnazet, por edhe nga ata që janë pak më të rritur, që janë profesionistë të rinj që vijnë për të gjetur ndoshta atë punën e tyre të re apo për të zhvilluar aftësitë e tyre më tej”, theksoi Muzhaqi.

(Marrë nga ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…