Dita e Tokës, Rama: Të angazhuar në Planin e Pastrimit Kombëtar

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe vijon në të gjithë vendin.


Dita e Tokës, që këtë vit vjen nën temën “Planeti kundër plastikës”, i gjen të gjitha bashkitë të angazhuara në Planin e Pastrimit Kombëtar.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aksioni i pastrimit në Korçë, Durrës, Cërrik, Maliq, Belsh, Pustec, Pogradec, Sarandë, Laç, Kamzë dhe Patos.

 

Rama theksoi se “ky aksion vazhdon çdo ditë në luftë me pisllëkun dhe nevojën e ethshme për të ndryshuar mentalitetin që të kuptojmë se hapësira publike është shtëpia jonë e përbashkët”.

 

“Ne kemi përgjegjësinë patriotike që me veprime të përditshme të kujdesemi për pastërtinë e çdo cepi të Shqipërisë sonë”, u shpreh Kryeministri.

 

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe vijon në të gjithë vendin.

Në përgatitje të sezonit turistik veror, aksionet e pastrimit po bëhen edhe më intensive duke u fokusuar jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe përgjatë akseve nacionale.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria, prezantimi më dinjitoz në këto 25 vite në Berlin

Stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria, prezantimi më dinjitoz në këto 25 vite në Berlin

Stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.