Përkujtohet Ibrahim Kodra, Gonxhja: Nderim e respekt për postkubistin e fundit në Europë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i bëri homazh njërit prej piktorëve më të rëndësishëm shqiptarë


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i bëri homazh njërit prej piktorëve më të rëndësishëm shqiptarë, Ibrahim Kodres, duke ndarë në rrjetet sociale një video dedikuar “postkubistit të fundit në Evropë”.

“Nderim e respekt për artistin e jashtëzakonshëm Ibrahim Kodra”, shkroi ministri Gonxhja

Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Pas një fëmijërie të vështirë, arriti të merrte një bursë nga Mbretëria e Shqipërisë, e të studionte në Milano, në një nga akademitë më të mira të kohës, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brera-s.

Në 1944 hapi studion e tij të parë në Milano. Në 1948, çeli ekspozitë personale dhe në grup, në “Klubin e Artit”, në Romë, ku takoi dhe u bë mik me Pablo Pikason.

Në 1950 ai pikturoi afreske në muzetë dhe ndërtesat më të rëndësishme të Milanos. Më pas, Ibrahim Kodra, mori pjesë në ekspozita si dhe vendosi raporte të ngushta përveç Pikasos, me Henri Matis, Modiljanin e të tjerë emra që kanë bërë historinë e pikturës botërore.

Kodra ka qenë një piktor shumë prodhimtar. Ai ka lënë më shumë se 6 mijë piktura, të cilat gjenden në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve, në Parlamentin Italian, në Muzeun Kodra në Lugano (Zvicër), në Muzeun Kodra në Milano (Itali), në muzeume të tjera si dhe koleksione private anembanë botës.

I vlerësuar si postkubist nga kritika, Ibrahim Kodra në 1996 mori titullin “Nderi i Kombit” dhe në 1997, kur sapo kishte pikturuar “Shqipëria fantastike”, u shpall Konsull Nderi dhe iu dha pasaporta diplomatike e Republikës së Shqipërisë.

Vepra e tij “Shqipëria fantastike” e realizuar në vitin e trazuar 1997, portretizonte Shqipërinë si një parajsë mesdhetare.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.