Ngrihet në Elbasan Qendra Rajonale e Inovacionit, e vetmja në Ballkanin Perëndimor

Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raw Materials Regional Innovation Center).


Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raw Materials Regional Innovation Center).

Kjo Qendër, e vetmja në Ballkanin Perëndimor, synon të nxisë kërkimin shkencor në sektorin minerar, vazhdimësinë e kërkimeve, zbulimin dhe përpunimin e lëndëve të para, duke u mbështetur në inovacion. Gjithashtu kjo Qendër do të shërbejë për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes profesionistëve e ekspertëve shqiptarë dhe atyre të Bashkimit Europian në kërkim-zbulimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, veçanërisht të atyre me rëndësi strategjike.

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila mori pjesë në ceremoninë e hapjes së qendrës bëri të ditur se qendra do të rivitalizojë një nga sektorët më të rëndësishëm, atë minerar.

Balluku theksoi se për shkak të të gjithë situatës globale të viteve të fundit, si pandemia apo dhe lufta në Ukrainë, fokusi kryesor i qeverisë apo edhe i qeverive të tjera në Europë dhe me gjerë, nuk ka qenë padyshim tek sektori minerar.

Por, vijoi zv/kryeministrja, situatat na treguan që nuk mund të varemi nga një vend i kufizuar, siç ishte rasti i zonës së Ukrainës apo të Rusisë për të pasur materiale lëndë të para, të cilat janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e kontinenteve.

“Filluam të kuptojmë që edhe vendet e vogla, siç është Shqipëria, mund të jenë shumë të rëndësishme për kontributin e industrisë minerare dhe si rrjedhojë e lëndës së parë që mund të përdoret nga industria automotive sot dhe deri tek burimet e energjisë së rinovueshme. Kjo lëndë e parë kaq e rëndësishme mund të ndodhet edhe në një sipërfaqe të vogël, ashtu siç është Shqipëria, vetëm 28 mijë kilometra katrorë, por me pasuri të jashtëzakonshme që ju e dini shumë më mirë se unë”, theksoi ajo.

Zv/kryeministrja vuri në dukje se edhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, si një partner strategjik i vendit tonë, kemi arritur për të hapur një fole të re, një inkubator të ri të ideve, të kërkimeve akademike, të nxitjes të një sektori që është sektori minerar në Republikën e Shqipërisë.

“E gjitha kjo do të ndodhë falë Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Europian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, duke shënuar kështu një gur kilometrik në zhvillimin e industrisë minerare në vendin tonë. Kjo Qendër është e vetmja në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë falënderojmë të gjithë kolegët tanë të Bashkimit Europian që zgjodhën Shqipërinë”, u shpreh Balluku.

Kjo Qendër, shtoi Balluku, përveç nxitjes të kërkimit dhe zbulimit, patjetër do të kthehet në një inkubator për të rritur profesionistët e rinj.

“Profesionistët e rinj të cilët do të kenë mundësi të kontribuojnë në sektor, por duke bërë një fuzion të jashtëzakonshëm me të gjithë profesorët, akademikët, apo kontributorët e tjerë të sektorit që ne i kemi me shumicë, nëse i kemi harruar herë pas here më lejoni t’ju kërkoj ndjesë, por unë personalisht jo dhe Ministria e Infrastrukturës, jo. Edhe drejtorët që kanë punuar me mua prej kohësh, siç është Mehmet Hasalami këtu, nuk i kemi harruar për asnjë moment dhe është e rëndësishme të thuhet që nuk ka asgjë më të rëndësishme se fuqia njerëzore. Se kapacitetet njerëzore, të cilat janë të vyera dhe janë në fokus dhe në qendër të vëmendjes së qeverisë shqiptare”, deklaroi Balluku.

Zv/kryeministrja Balluku u shpreh se viti 2024, është një vit ku qeveria shqiptare ka vendosur në fokus të saj pa dyshim kapitalin njerëzor.

“Kapitali njerëzor si një pasuri e vyer për vendin, si diçka e pazëvendësueshme nga teknologjia dhe nga inovacioni, por pa lënë mënjanë këto dy të fundit. Ky është viti i parë ku ne kemi ngritur në vendin tonë një qendër të dedikuar të inovacionit, është shumësektoriale e cila do të mbulojë të gjithë sektorët, siç do të mbulojë energjinë e rinovueshme, fushat minerare, transportin, infrastrukturën kritike, shëndetësinë, arsimin dhe gjithçka tjetër, por që do të bashkëpunojë ngushtësisht me këtë Qendër të re të krijuar këtu”, tha ajo.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Silvinjo shqip: Gëzuar Shqipëri!

Federata e Futbollit iu uron të gjithë shqiptarëve anembanë botës 112-vjetorin e Pavarësisë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Silvinjo shqip: Gëzuar Shqipëri!

Federata e Futbollit iu uron të gjithë shqiptarëve anembanë botës 112-vjetorin e Pavarësisë.