Siguria publike, Balla firmos në Abu-Dabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla firmosi gjatë vizitës zyrtare në Abu-Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY në disa qytete të Shqipërisë


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla firmosi gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon prej 2 ditësh në Abu-Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY në disa qytete të Shqipërisë, me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.

E gjithë kjo, përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjesh teknologjike.

Pas ceremonisë, ministri Balla tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë shembulli më i mirë i standardit të lartë të sigurisë sa i përket monitorimit të trafikut dhe sigurisë publike.

“Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që sapo kemi firmosur ka të bëjë pikërisht me një projekt të madh, i cili do të shtrihet në të gjitha qytetet kryesore të vendit si hap i parë, pastaj për t’u shtrirë në të gjithë vendin në një fazë të dytë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike, përmes një sistemi monitorimi me kamera e radarë.
Radarët do të përdoren kryesisht për garantimin e sigurisë rrugore në qytetet ku do të zhvillohet ky projekt, ndërkohë që pjesa tjetër me kamera do të rrisë sigurinë publike”, tha Ballai.

Ai theksoi se kjo do të mundësojë një zhvendosje të forcave policore nga rrugët për shërbime të tjera, sepse do të jetë një monitorim 24 orë, duke përdorur fjalën më të fundit të teknologjisë, përfshirë këtu edhe inteligjencën artificiale, si një hap i rëndësishëm drejt një sistemi të ri monitorimi dhe garantimi të sigurisë publike.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…