“Hackathon”, Balla: 50 studentë konkurrojnë në fushën e kodimit dhe inovacionit

Për tri ditë me radhë, rreth 50 studentë të ndarë në grupe janë bërë pjesë e garës “Hackathon”, organizuar nga IdentiTek, kompania që prodhon dokumentet biometrike në Shqipëri.


Për tri ditë me radhë, rreth 50 studentë të ndarë në grupe janë bërë pjesë e garës “Hackathon”, organizuar nga IdentiTek, kompania që prodhon dokumentet biometrike në Shqipëri.

Programues e profesionistë të rinj të teknologjisë punojnë së bashku për një periudhë kohore për tẽ krijuar produkte inovative ose zgjidhje teknologjike nën tematika të caktuara. Më të talentuarve do t’u ofrohet një kontratë pune tek IdentiTek.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi sot nga afër garën.

“Mbi 50 të rinj super të talentuar konkurrojnë mes njëri-tjetrit në fushën e kodifikimit dhe inovacionit, duke punuar në ekip dhe duke përdorur aftësitë e tyre për të zgjidhur sfidat teknologjike dhe lehtësimit të shërbimeve për qytetarët dhe biznesin. Ndjehem i frymëzuar nga garuesit e Hackathonit të parë, organizuar nga IdentiTek”, nënvizoi Balla.

Ministri theksoi se objektivi është që Shqipëria 2030 të kthehet në vendin e parë në rajon për sektorët e energjisë, turizmit dhe inovacionit.

Modernizimi i shërbimeve dhe konsolidimi i infrastrukturës digjitale përbën një instrument të pazëvendësueshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur në mënyrë të shpejtë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…