Rama: Turizmi, vetëm do të përshkallëzohet si sukses i madh i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “pritshmëritë e mia janë ato që kanë qenë, kur askush nuk e besonte se ky do bëhej një vend ku do vërshonin turistët, kur filluam programin e Rilindjes Urbane”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “pritshmëritë e mia janë ato që kanë qenë, kur askush nuk e besonte se ky do bëhej një vend ku do vërshonin turistët, kur filluam programin e Rilindjes Urbane”.

Në një intervistë televizive, Rama tha se “kur filluam të përmirësojmë imazhin e Shqipërisë jo thjesht si imazh, por si përmbajtje, kur e kthyem Shqipërinë në një vend ku të gjithë flisnin në 2013: Krimi, krimi, krimi, hajdutët, hajdutët, hajdutët, na morën pulat e na morën gjelat, e na morën delet, e na vodhën shtëpinë, në një vend që ka një nivel sigurie dhe rendi dhe që është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë”.

“Jo sipas nesh, por sipas statistikave ndërkombëtare, dhe ku njerëzit që vijnë ndjehen si në shtëpinë e tyre. Dhe që ndjejnë atë siguri që ndjejnë gjithnjë e më pak në shumë vende të mëdha, në shumë qytete të mëdha, ku nuk ecën dot natën vetëm në zona të caktuara, sepse nuk dihet me sa pjesë të rrobave mangut kthehesh në shtëpi”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “është një proces që ka filluar dhe unë e kam pasur këtë pritshmëri prej kohësh dhe tani vetëm do të përshkallëzohet si sukses i madh i Shqipërisë, si për fat të keq, disa këtu e kanë tmerr”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Dita Ndërkombëtare e Tokës, Kumbaro: Shqipëria, vend me energji 100% të pastër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli në vëmendje faktin se Shqipëria është një…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Tokës, Kumbaro: Shqipëria, vend me energji 100% të pastër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli në vëmendje faktin se Shqipëria është një…