Mazniku: Universiteti i Harvardit do të ndihmojë për zhvillimin ekonomik të bashkive

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një vizitë pune në universitetin e famshëm amerikan.


Universiteti i Harvardit do të ndihmojë bashkitë e vendit për të zhvilluar strategjikisht territorin e tyre dhe për të zhvilluar ekonomitë e tyre.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një vizitë në këtë universitet dhe pas takimit me profesorin Ricardo Hausman ranë dakord për bashkëpunimin.

Mazniku, tha se, “siç doli edhe gjatë gjithë turit të dialogut vendor, që u mbajt gjatë muajit nëntor dhjetor, por edhe gjatë takimit të Shkodrës, një ndër elementë të rëndësishëm të reformës që ne duam të sjellim në pushtetin vendor është që t’i fuqizojmë ato nga ana e funksionit të tyre të zhvillimit ekonomik territorit tyre”.

Në këtë kontekst vijoi ministri, gjatë këtyre takimeve në universitetin e Harvard, kemi biseduar me profesorin Rikardo Hasman dhe me një institucion që ai drejton këtu, si të ndihmojë për zhvillimin ekonomik të bashkive të Shqipërisë.

“Gjatë këtyre takimeve në universitetin e Harvard, kemi biseduar me profesorin Rikardo Hasman dhe me një institucion që ai drejton këtu që quhet laboratori i rritjes për të përdorur dijet dhe kërkimi shkencor që ky universitet ka në Shqipëri, dhe për të bërë një analizë të të gjitha bashkive të Shqipërisë, fuqisë ekonomike që do të kanë, dhe mënyrën se si më pas mund t’i përdorim këto dije për zhvillimin strategjik të territorit”, tha Mazniku.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.