Adresimi i sulmeve kibernetike, Shqipëria merr vendin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024, eventin më të madh që organizohet çdo vit nga komunitetit global në menaxhimin e adresimin e kërcënimeve kibernetike.


Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024, eventin më të madh që organizohet çdo vit nga komunitetit global në menaxhimin e adresimin e kërcënimeve kibernetike.

Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj e cila njoftoi në rrjetet sociale se Franc Zylyftari nga AKSHI dhe Adriano Lleshi dhe Ilir Daka nga AKCESK ia dolën që mes 113 shteteve pjesëmarrëse, të vlerësohen si më të mirët.

Eventi i organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas saj, hyri në librin Guiness, për shkak të numrit të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

“Me qëllim bashkimin e Autoriteteve dhe Agjencive Kombëtare të Sigurisë Kibernetike nga e gjithë bota, eventi konkurrues shërben për të vleresuar performancën e secilit ekip kombëtar në nivel global”, u shpreh Karçanaj.

Eventi pati në fokus simulimin e skenarëve realë të sulmeve kibernetike për të testuar ekipet kombëtare duke vlerësuar performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…