“Ditët e Bujqësisë”, Denaj: Mbështetje për rritjen e vlerës së produktit “Made in Albania”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u tha sot fermerëve të mbledhur në panairin “Ditët e Bujqësisë”, në Lushnjë se qeveria do të vijojë mbështetjen financiare për fuqizimin e tyre.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u tha sot fermerëve të mbledhur në panairin “Ditët e Bujqësisë”, në Lushnjë se qeveria do të vijojë mbështetjen financiare për fuqizimin e tyre.

E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, Denaj teksa vizitonte stendat e fermerëve, bletarëve, përpunuesve e sipërmarrjeve bujqësore, foli për rëndësinë e politikave për siguri ushqimore të qëndrueshme, të zhvilluar dhe me kosto optimale për konsumatorët dhe prodhuesit.

“Bashkë me Eriselda Sefën vizituam stendat e fermerëve, bletarëve, përpunuesve e sipërmarrjeve bujqësore, mbushur me njerëz frymëzues të bujqësisë. Do të vijojmë nxitjen e më shumë panaireve lokale dhe ndërkombëtare, për fuqizimin e prodhuesve dhe rritjen e vlerës së produktit bujqësor “Made in Albania” “, u shpreh ajo.

Mbi 90 biznese bujqësore e prodhuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania dhe më gjerë janë bërë bashkë në Panairin Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë” në Lushnjë.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!