Gonxhja me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit Grek, inkurajim mundësive të punësimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një takim me anëtarë të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me anëtarë të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, për të diskutuar mbi mundësitë sinergjike midis reformave dhe planeve të MEKI-t dhe objektivave të shoqatës.

Diskutimi përfshin inkurajimin e investimeve direkte të huaja, zhvillimin e arsimit profesional dhe forcimin e mundësive të punësimit.

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) luan një rol të rëndësishëm në nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve greke në Shqipëri, ku anëtarët e saj ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen e sipërmarrjes dhe janë të angazhuar në sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare si ai industrial, energjitik, tregtar, infrastrukturor, bankar, ndërtim, telekomunikacione, shëndetësi, teknologji, dhe shërbime ligjore dhe fiskale.

“Angazhimi ynë i përbashkët, synon të çojë përpara rritjen ekonomike, zhvillimin kulturor dhe inovacionin në Shqipëri, krahas konsolidimit të sipërmarrjeve të të dy vendeve”, tha Gonxhja.

(Marrë nga ATSH)

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Me plot shpresë presim shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Me plot shpresë presim shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut