Kodheli: Rritje e bashkëpunimit parlamentar me Finlandën

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli priti një delegacion nga Komisioni për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Finlandës, kryesuar nga Kimmo Kiljunen.


Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Finlandës, kryesuar nga Kimmo Kiljunen.

Gjatë takimit, Kodheli shprehu kënaqësinë që Finlanda është pjesë e Aleancës së NATO-s duke vlerësuar dërgimin e trupave finlandeze në misionin KFOR në Kosovë.

Sipas saj, kjo është një shenjë që tregon angazhimin e tyre në Ballkan dhe po ashtu rikonfirmon edhe një herë mbështetjen për të gjithë rajonin tonë por në veçanti të Shqipërisë.

Kryetarja Kodheli vlerësoi qëndrimin e balancuar të Finlandës në politikën e jashtme, ndërsa nënvizoi se rritja e nivelit të shkëmbimeve politike, parlamentare por edhe në fusha të tjera do të jetë në dobi të dy vendeve tona.

Bashkëbiseduesit u ndalën edhe në tema të tjera si dezinformimi, rëndësia e investimeve strategjike, siguria si dhe shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale në rajon.

Delegacioni është duke vizituar Shqipërinë në vijim të turit të tyre ballkanik, pasi më herët kanë vizituar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.