Panairi ndërkombëtar i bujqësisë në Lushnjë, Begaj: Ruajtje e cilësisë dhe sigurisë së produkteve

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Lushnjë.


Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Lushnjë, të cilin e konsideroi tregues të partneritetit të prodhuesve shqiptarë me ata të huaj, si dhe arritje të konkurrueshmërisë së produkteve tona në tregjet ndërkombëtare.

Begaj bisedoi me fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes tyre dhe aktorëve kryesorë të këtij sektori, me synim zhvillimin e bujqësisë edhe ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së produkteve.

”Produktet bujqësore Made in Albania duhet të jenë edhe krenari kombëtare. I kemi të gjitha mundësitë. Tashmë, duhet vendosmëri për të vijuar punën e nisur dhe dashuri për këtë tokë”, theksoi Begaj.

Presidenti Begaj vlerësoi faktin që Lushnja është zgjedhur këtë vit mikpritëse e dhjetëra bizneseve bujqësore dhe prodhuese shqiptare e ndërkombëtare.

Duke theksuar rëndësinë e bujqësisë për ekonominë shqiptare, mirëqenien dhe punësimin, Begaj tha se krahas strategjisë afatgjatë, duhet të aplikohen skema dinamike që ofrojnë zgjidhje përballë sfidave të kohës, ku më emergjente është lëvizja demografike dhe emigracioni.

”Largimi nga fshati nuk vjen nga joshja e dritave të qytetit, brenda apo jashtë vendit, por nga pamundësia për një mënyrë jetese që sjell jo vetëm arritje personale, por kontribuon edhe në mirëqenien e shoqërisë”, u shpreh Begaj.

Në këtë kontekst, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për ekspertët e bujqësisë dhe për ata shqiptarë që pas emigracionit u janë rikthyer tokave, një rol të cilin e vlerësoi si patriotik, duke garantuar mbështetjen e tij për fuqizimin e sipërmarrjeve private, në mënyrë që mundi i fermerit dhe blegtorit të shpërblehet.

Kreu i Shtetit veç vizitës në stendat e panairit në Lushnjë shkoi edhe në fermën e Grames, të pajisur me teknikat e reja të kultivimit të perimeve në serra, nga ku u shpreh se përmes investimeve të tilla arrihet përmirësimi i standardeve të prodhimit dhe zhvillimi i ekonomisë rurale.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!