Balla: Nuk ka amnisti të përvitshme

Ministri i Brendshëm: Policia do të monitorojë çdo person që ka përfituar nga amnistia.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një komunikim për mediet, tha sot se nuk bie dakord me konstatimin që amnistitë duhet të bëhen më shpesh. Sipas tij, nuk ka amnisti të përvitshme.

Nga Fieri, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste, ministri Balla theksoi se amnistia penale është një shans i dytë që u jepet personave të cilët vuajnë një dënim penal. Balla garantoi se Policia do të monitorojë çdo person që ka përfituar nga amnistia.

“Unë nuk bie dakord me konstatimin që duhen amnisti më shpesh. E vërteta është qeveria shqiptare propozoi këtë vit një amnisti, ekziston një traditë, asnjëherë nuk ka amnisti të përvitshme”, tha Balla.

“Amnistia gjithmonë sjell rikthimin në rrugë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale dhe është detyra jonë dhe po ashtu edhe mesazhi që duhet të japim të gjithë atyre që kanë përfituar nga ajo që do ta quaja “dora e ngrohtë” e shoqërisë, amnistia është një dhënie mundësie e dytë që dikush që është marrë aktivitete kriminale, të tërhiqet, në këtë aspekt që duhet t’i venë gishtin kokës nëse nuk duan të rriten përsëri aty ky kanë qenë, duhet që të zbatojnë ligjin dhe të kuptojnë që Policia e Shtetit ka një listë të secilit prej tyre dhe do të monitorohen hap pas hapi për të parandaluar rikthimin e tyre në aktivitetin kriminal”, tha Balla.

(Marrë nga ATSH)

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…