Gonxhja: 61% turistë më shumë në parqet arkeologjike

29,278 turistë kanë vizituar parqet arkeologjike në periudhën janar-mars 2024


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi përmes rrjeteve sociale se, interesi turistik për trashëgiminë e pasur kulturore sa vjen e rritet. Ai bëri të ditur se gjatë tre muajve të parë të vitit pati një rritje të ndjeshme të vizitorëve në parqet arkeologjike, krahasuar me një vit më parë.

Gonxhja deklaron se 29,278 turistë kanë vizituar parqet arkeologjike në periudhën janar-mars 2024, shifër e cila rezulton të jetë 61% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Ndërkohë një ditë më parë ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur numrin e turistëve që kanë vizituar muzetë kombëtare po për periudhën 3-mujore, janar-mars, që rezultoi të ishin 54721 turistë, ose 122% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit mars numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar shënoi një rritje prej 47.1 %, duke arritur 564.975.

Ndërsa përgjatë 3-mujorit, Shqipërinë e vizituan 1 535 113 shtetas të huaj ose gati 500 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Me plot shpresë presim shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Me plot shpresë presim shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut