Gonxhja: MEKI, programe dhe aktivitete të gjithanshme përgjatë sezonit turistik

Në Javët Kulturore Ndërkombëtare 2024 nga data 1 maj e deri në 30 nëntor 2024, parashikohet pjesëmarrja e 20 shteteve.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja renditi sot disa nga masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në konferencën që po mbahet në Tiranë “Vera 2024, siguri, mikpritje, shërbime dhe infrastrukturë për pushuesit”, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, si dhe aktorë të fushës, ministri Gonxhja u shpreh se institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore parashikohet të vizitohen nga 146 742 vizitorë vendas dhe të huaj ose 43.08% më shumë.

Sipas tij, masat e MEKI për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror parashikojnë zgjatjen e orareve të funksionimit të institucioneve të trashëgimisë kulturore, hapjen për publikun çdo dite të javës, nga e hëna në të diel, me orare të zgjatura dhe me personel shtesë sezonal, hartimin e një rregulloreje unike për vizitorët, pajisjen me bileta elektronike, online dhe manuale përkundrejt çdo vizitori, pajisjen me faturën tatimore për agjencitë turistike dhe jo vetëm, përkundrejt shërbimit të kërkuar, apo pajisjen me uniforma me logon e MEKI dhe institucionit përfaqësues.

Po ashtu, Gonxhja renditi ndër masat, edhe prezantimin online në faqet zyrtare dhe rrjetet sociale të gjithë veprimtarinë dhe aktiviteteve kulturore përgjatë sezonit veror, paraqitjen e kalendarit të aktiviteteve në nivel kombëtar në faqen zyrtare të MEKI dhe institucioneve ku do të zhvillohen, ngritjen e strukturave të monitorimet përgjatë sezonit veror, dhe koordinimin me ciceronët dhe udhërrëfyesit turistik të certifikuar dhe ku grupet e turistëve e kërkojnë këtë shërbim nga institucionet e trashëgimisë dhe muzeve.

Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, tha ministri Gonxhja nga ana e tyre kanë marrë masat për mbajtjen në gjendje optimale të sinjalistikës në sitet e vizitueshme, promovim të vazhdueshëm të trashëgimisë nëpërmjet broshurave, fletëpalosjeve dhe rrjeteve sociale zyrtare të institucioneve, publikim të orareve zyrtare të vizitave në muze, kala dhe parqet arkeologjike dhe evidentimi i ditëve kur hyrja do të jetë falas, vendosjen e tabelave me çmimet e hyrjes në sitet e vizitueshme së bashku me kategoritë që përfitojnë çmime e reduktuara.

Po ashtu, DRKT do të bashkëpunojnë me operatorët lokalë dhe kombëtarë të turizmit me qëllim tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Duke u ndalur në kalendarin e aktiviteteve kulturore për vitin 2024, Gonxhja u shpreh se janë mbi 90 aktivitete të parashikuara nga institucionet kulturore, mbi 200 aktivitete nga fituesit e thirrjeve të projekteve art, kulturë dhe trashëgimi kulturore gjatë sezonit veror, ndërsa do të mbahen edhe Javët Kulturore Ndërkombëtare 2024 nga data 1 maj e deri në 30 nëntor 2024, ku parashikohet pjesëmarrja e 20 shteteve.

Ministri inofrmoi se spikat për herë të parë prezenca e Meksikës dhe Brazilit, me një programacion të veçantë artistik.

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…