Mazniku në Bruksel për ngritjen e Këshillit të Përbashkët Konsultativ

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bashkë me kryetarë të bashkive të vendit ndodhen në Bruksel, për të ngritur Këshillin e Përbashkët Konsultativ me Komitetin Europian të Rajoneve.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bashkë me kryetarë të bashkive të vendit ndodhen në Bruksel, për të ngritur Këshillin e Përbashkët Konsultativ me Komitetin Europian të Rajoneve.

Në një postim në rrjetet sociale, Mazniku tha se “bashkëpunimi në këtë Këshill është thelbësor duke marrë parasysh se 70% e legjislacionit europian (acquis communitaire) do të zbatohet në nivel vendor”.

“Qeveria është e angazhuar në trajnimin e stafit të bashkive për të qenë të afta të zbatojnë këto reforma dhe të përftojnë më shumë fonde nga programet e ndryshme të BE-së”, nënvizoi Mazniku.

Gjitashtu për të forcuar pushtetin vendor, tha Mazniku, qeveria do të ndërmarrë hapin e domosdoshëm të rritjes domethënëse të pagave për punonjësit e tyre

“Po ashtu, miratimi i Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh nga Parlamenti Europian së fundmi, do të jetë instrument shumë i nevojshëm dhe ndihmues për zhvillimin e zonave lokale”, tha Mazniku. (ATSH)

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…