Rama: Në maj hapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës

Kryeministri: Autostrada Adriatiko-Joniane, projekti më i madh i qeverisë në infrastrukturë


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në muajin maj do të hapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës, i cili do t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut.

Në një aktivitet të zgjeruar mbi turizmin, Kryeministri u ndal në projektet infrastrukturore që do t’i japin tjetër frymëmarrje qarkullimit.

“Duhet jo vetëm të krijosh rrugët për të shkuar, por të krijosh dhe mundësinë që ato rrugë të jenë të sigurta. Është një ngarkesë shumë e madhe fluksi i mesazheve dhe i shfryrjeve, që janë plotësisht të mirëkuptuara, të atyre që kalojnë drejt Fushë-Krujës për të ardhur në pjesën më poshtë, pasi në korrik-gusht dhe në vijim nuk do kalojnë më andej nga kalonin zakonisht, por do të kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde totalisht të tjera, si pjesë e Korridorit Blu”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se do të vazhdojë me segmente të tjera autostrada Adriatiko-Joniane, që është projekti më i madh i qeverisë në infrastrukturë dhe na fut në unazën mesdhetare të turizmit.

“Është shumë kënaqësi që të hapim tunelin e Llogorasë, i cili do mundësojë një akses shumë më të shpejtë dhe të sigurt. Rruga e re me tunelin ka një akses në pamje të cilat ishin të panjohura për ne më parë dhe që janë realisht spektakolare për këdo që do të kalojë andej”, tha ai.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…