Rama: Nuk na duhet turizëm masiv, por cilësor

Kryeministri: Të nxisim investimet që sjellin zgjerimin e kapaciteteve për turistët që shpenzojnë më shumë


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “ne nuk na duhet një Shqipëri, destinacion i turizmit masiv”.

Duke folur në një aktivitet të zgjeruar mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik, Rama tha se “duhet të garantojmë që kërkesa të vijë në rritje dhe të mos goditet nga mungesa e ofertës apo cilësia e ulët e ofertës”.

“Duhet të jemi shumë të vëmendshëm e të kujdesshëm për të mos e lënë këtë prurje në rrjedhje të lirë. Ne nuk na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv. Ne nuk na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, ne na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve dhe që arrin të formulojë një ofertë ku nuk janë numrat në pamje të parë ata që kanë rëndësi, por është cilësia e numrave”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet pastaj edhe se sa interes ke dhe me çfarë pasojash e ushqen këtë interes”.

“Të kesh 1 milion turistë më shumë që konsumojnë pak çdo ditë, apo interes që të kesh 100 mijë turistë më shumë që konsumojmë shumë çdo ditë? Dallimi mes të dyjave është që ata 100 mijë që konsumojnë shumë mund të sjellin të ardhura më shumë sesa ata 1 milion që konsumojnë pak. Por, nga ana tjetër, nuk e vendosin organizmin e vendit nën presionin e jashtëzakonshëm që lidhet me pastrimin, trajtimin e mbetjeve, presionin mbi infrastrukturën, trafikun, sigurinë etj.”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, arrihet duke nxitur investimet që sjellin zgjerimin e kapaciteteve për turistët që shpenzojnë më shumë dhe duke ruajtur natyrën dhe të gjithë atë pjesë të bukurive të vendit që janë tërheqëse pikërisht se janë të paprekura nga shtrirja e infrastrukturës për turizëm masiv.

“E gjitha kjo duhet të vijë e kombinuar me një rritje shumë të ndjeshme të cilësisë së përgjithshme të turizmit në Shqipëri”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria, prezantimi më dinjitoz në këto 25 vite në Berlin

Stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria, prezantimi më dinjitoz në këto 25 vite në Berlin

Stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.