Banka e Shqipërisë: Turizmi mbështeti rritjen ekonomike

Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje pozitive gjatë vitit të kaluar dhe do të vijojë në këtë trend edhe gjatë këtij viti


Zhvillimi i turizmit ka qenë dhe do të vijojë të jetë shtysë shumë e rëndësishme për ecurinë në trend pozitiv të ekonomisë shqiptare.

Banka e Shqipërisë prezantoi sot raportin e Politikës Monetare për 6-mujorin e dytë të vitit 2023.

Drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, Klodian Shehu theksoi se, ekonomia shqiptare ka pasur një rritje pozitive gjatë vitit të kaluar dhe do të vijojë në këtë trend edhe gjatë këtij viti.

Sipas tij, eurozona ka pasur një ngadalësim të ecurisë ekonomike ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë njohur rritje të mbështetur nga investimet dhe konsumi.

“Shqipëria ka pasur një rritje të mirë ekonomike e vlerësuar në nivelin 3.8% dhe kjo rritje është mbështetur kryesisht nga investimet private dhe konsumi, por gjithashtu edhe nga performanca e mirë e sektorit të turizmit. Si rezultat kemi pasur përmirësim në tregun e punës, rënie të numrit të papunësisë dhe rritje të pagave”, tha Shehu.

Sipas tij, tregues pozitivë paraqiten edhe në sektorë të tjerë.

“Niveli i kredive të këqija ka zbritur në 4.7%, ndërkohë që është rritur norma e mbulimit me provigjone në nivelin 71%”, tha ai. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…