Fondacioni “Kujtesa bullgare, donacion për bashkinë e Pustecit

Donacioni u dorëzua në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ivajllo Kirov.


Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni “Kujtesa bullgare” kanë bërë një dhurim të madh në zonën e Prespës së Vogël, ku jeton dhe popullsi me prejardhje bullgare, njoftoi sot Ambasada e Bullgarisë në Tiranë.

Pas një kërkese të bërë nga kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski dhe zëvendësi i tij, Jani Nikolla, fondacioni siguroi mobilim të ri të godinës së bashkisë – 44 tavolina zyre, 44 rafte, 60 karrige zyre, një tavolinë të madhe si dhe 25 kompjuterë.

Donacioni u dorëzua sot, para ndërtesës së baskisë Pustec, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ivajllo Kirov.

Ky është donacioni i dytë i madh që fondacioni bën në këtë zonë. Në vitin 2020 fondacioni “Kujtesa bullgare” dhuroi autoambulancë, makinë zjarrfikëse dhe një fuoristradë.

Në të njëjtin vit me financimin e fondacionit u rinovua dhe ujësjellësi i fshatit Tuminec, fal të cilit edhe dy fshatra të tjera tashmë kanë ujë 24 orë.

Donacionet e fondacionit “Kujtesa bullgare” nuk mbarojnë me kaq. Fondacioni siguroi mobilie dhe libra për bibliotekën e shkollës së Pustecit, rinovoi dhomën e mësuesve, si dhe një sallë kompjuterike. Momentalisht në atë shkollë mësojnë fëmijë nga të 9 fshatrat e bashkisë.

Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni “Kujtesa bullgare” kanë një rol kryesor për inicimin dhe
organizimin e të gjithë procesit të njohjes së pakicës bullgare në Shqipëri gjatë viti 2017 – gjë që popullsia me prejardhje bullgare e ka pritur që prej vitit 1934.

Gjatë vitit 2023, përsëri me iniciativë të fondacionit, në rajonin e Prespës së Vogël mbërritën kardiologë bullgarë me famë botërore, të cilët bënë vizita falas për popullsinë e 9 fshatrave në këtë zonë, ku ekipi i profesorit Ivo Petrov vizitoi mbi 200 pacientë.

Lexo më shumë nga

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…