Parimet shëndetësore në kuzhinën kineze dhe franceze

Gatimet kineze dhe ato franceze, si përfaqësuese të dy kulturave kryesore ushqimore të Lindjes dhe Perëndimit, tërheqin shijues nga e gjithë bota, me teknikat e tyre unike të gatimit dhe përzgjedhjen e përbërësve.


Gatimet kineze dhe ato franceze, si përfaqësuese të dy kulturave kryesore ushqimore të Lindjes dhe Perëndimit, tërheqin shijues nga e gjithë bota, me teknikat e tyre unike të gatimit dhe përzgjedhjen e përbërësve. Edhe pse të dyja kanë dallime domethënëse në shije, në teknika gatimi dhe mënyrat e paraqitjes, ata ndjekin parime të ngjashme shëndetësore, si freskia e ushqimeve, teknikat e shkëlqyera të gatimit, ekuilibri ushqyes etj.

1. Kuzhina kineze


Peshk Wuchang i zier në avull

Kuzhina kineze është e famshme për teknikat e shumta të gatimeve dhe shijet e pasura shumëngjyrëshe. Kuzhina kineze thekson freskinë dhe natyrshmërinë e ushqimeve përbërëse. Ajo përdor një sërë teknikash gatimi, si skuqjen, zierjen me zjarr të vogël, zierjen me zjarr të madh, avullimin etj., në mënyrë që të ruajë shijen origjinale të ushqimeve përbërëse.

Pjata delikatesë përfaqësuese: Peshk Wuchang i zier në avull

Peshku Wuchang i zier në avull, është një pjatë tradicionale nga Hubei. Kjo pjatë përdor peshkun Wuchang nga lumi Yangtze. Mishi i tij është i butë dhe ka përmbajtje të moderuar yndyre. Metoda e gatimit me avull mund të ruajë shijen dhe vlerat ushqyese të peshkut në nivelin më të madh, duke shmangur konsumin e tepërt të yndyrës. Peshku Wuchang është i pasur me proteina, acide yndyrore të pangopura dhe një sërë vitaminash dhe mineralesh, shumë të dobishme për shëndetin.

Pjata përfaqësuese kineze: Pulë e prerë në të bardhë

Pulë e prerë në të bardhë

Pula e prerë në të bardhë është një pjatë tradicionale e provincës Guangdong. Ajo është shumë e dashur për mishin e butë dhe aromën origjinale. Kjo pjatë përdor pulën e butë. Ajo gatuhet me kontroll të saktë të nxehtësisë dhe kohës së zierjes, për të ruajtur shijet natyrale të pulës. Pula e prerë në të bardhë, është e pasur jo vetëm me proteina, por përmban edhe një sërë vitaminash dhe mineralesh, që kanë një efekt të rëndësishëm në ushqimin e trupit dhe rritjen e forcës fizike.

2. Kuzhina franceze

Kuzhina franceze është e famshme për teknikat e shkëlqyera të gatimit dhe përzgjedhjen rigoroze të elementëve përbërës. Kuzhina franceze i kushton vëmendje të madhe shijes origjinale të përbërësve. Vaji i ullirit, gjalpi me cilësi të lartë, barishtet dhe erëzat e freskëta, përdoren shpesh gjatë gatimit, për të përmirësuar shijen e pjatave.

Pjata përfaqësuese franceze: Coquilles St. Jacques (Fiston i madh)


Coquilles St. Jacques (Fiston i madh)

Coquilles St. Jacques është një pjatë klasike franceze me ushqime deti, e bazuar në fiston të freskët, të pjekur në skarë me salcë të pasur kremi dhe djathë. Fistoni është i pasur me proteina, zink, selen dhe lëndë ushqyese, të cilat kanë efekte të mira në forcimin e imunitetit dhe nxitjen e metabolizmit. Edhe pse salca e kremit ka kalori të larta, konsumi i përshtatshëm mund t’i sigurojë trupit energji dhe acide yndyrore të nevojshme.

Pjata përfaqësuese franceze: Foie Gras (Mëlcia e Patës)


Foie Gras (Mëlcia e Patës)

Foie Gras është një përfaqësues i veçantë në kuzhinën franceze, i famshëm për shijen delikate dhe të pasur. Prodhimi i foie gras kërkon përpunim delikat dhe teknika unike gatimi, për të siguruar shijen dhe vlerat e tij ushqyese. Foie gras është i pasur me acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe minerale. Konsumi i moderuar mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

Pavarësisht nga gatimi kinez apo francez, të dy theksojnë freskinë dhe vlerat ushqyese të pjatave, teknikat e shkëlqyera të gatimit, ngjyrat, aromat dhe shijen e ushqimeve të gatuara. Kur konsumojmë ushqime të shijshme, duhet t’i kushtojmë vëmendje sasinë dhe të ruajmë ekuilibrin ushqyes për shëndetin.

Nga një studim krahasues mes gatimeve kineze dhe franceze, mund të zbulojmë se megjithëse ekzistojnë teknika dhe shije të ndryshme, të dyja mishërojnë ndjekjen e përbashkët të shijeve dhe kujdesin e shëndetit nëpërmjet vlerave ushqimore.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…