Rama: Rruga e Dukagjinit, aks i rëndësishëm në funksion të turizmit dhe zhvillimit ekonomik

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e rrugës së Dukagjini


Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e rrugës së Dukagjinit, një aks shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve, në funksion të zhvillimit të turizmit.

I shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, Kryeministri Rama ndoqi nga afër ecurinë e punimeve në këtë aks që pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

“Rruga e Dukagjinit është një ndër akset më të shumëpritur dhe të shumëpremtuar nga të gjithë sundimtarët e vjetër të Shkodrës, i cili falë kryebashkiakut të ndryshimit dhe mbështetjes pa kushte të qeverisë për Shkodrën e marrë peng 33 vjet me radhë, po merr formë për të lidhur krejt zonën e magjishme të Dukagjinit me Shkodrën”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi rëndësinë e këtij aksi, pasi mundëson rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth.

Po ashtu, kryeministri theksoi se kjo rrugë është pjesë e projektit “Rrugët e bardha”.

“Rrugët e bardha janë rrugë turistike në gjithë botën. Nuk është domosdoshmëri që të jenë asfalt, por në proces patjetër që duhen mirëmbajtur. Edhe asfaltin do t’ia hedhim. Austria, Zvicra, Spanja që janë edhe vende me borë dhe ngrica dhe kanë zona që i mbajnë vetëm kështu. Kuptohet me mirëmbajtje. Si fillim do të bëjmë rrugë të bardhë, pastaj do kalojmë edhe me asfalt”, tha Rama.

Beci u shpreh se pritet rritje e turizmi dhe histori tjetër zhvillimi për zonën. Sipas tij, “kjo rrugë është nga ndërhyrjet më të vështira teknike dhe do të ketë edhe vepra arti”.

“Erdhën turistët ngaqë u tërhoqët ju (opozita) nga rruga, se kishit zënë rrugën. Ju, partitë tuaja, tani as nuk i numëron dot, se çohesh në mëngjes të del tjetër, pastaj sheh që janë bërë bashkë, janë bërë shumë pra”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.